“Sot jemi në kushtet kur kemi plotësuar një nevojë të domosdoshme pasi në progress-raportin e tetorit 2013 kjo agjensi ishte vënë në shënjestër si një institucion që nuk plotësonte standardet për të administruar fondet. 100 punonjës ishin kyçur në 11 zyra të ngarkuara me njerëz dhe mjete në pamundësi të plotë për të ushtruar detyrën e tyre ashtu si duhet. Përfundimi në dhjetor i këtij, transformimi strukturor dhe ndërtimi hap pas hapi nga kjo agjensi të rrugës së përcaktuar në qasjen tonë të re, ka bërë që sot të jemi shumë optimistë për mundësinë që kemi krijuar për të përthithur më shumë fonde dhe për ti akorduar në mënyrë të efektshme. Jemi krenar sepse në kohë rekord kemi përgatitur kuadrin ligjor që bën të mundur akreditimin e agjensisë nga BE si kusht për të përthithur fondet të programit të zhvillimit të përbashkët bujqësor. i kryer në më pak se 300 ditë qeverisje pas vitesh të tëra rrënimi”, u shpreh Rama.
Kryeministri ka theksuar më tej se formalizimi dhe rajonalizimi mbeten sfida më e madhe në bujqësi.
“Jemi të vetëdijshëm që kemi shumë për të bërë për tu adaptuar me sfidën e madhe të krijimit të mundësive që na jep statusi kandidat. Sfida e radhës që është në proces është formalizimi dhe rajonalizimi i bujqësisë për të rritur punësimin dhe eksportet. Nuk do financojmë projekte jashtë një sensi të zhvillimit rajonal dhe kombëtar bujqësor. Nuk do shpërndajmë fonde që nuk përputhen me planin kombëtar të zhvillimit të bujqësisë. Përmes kryerjes të kësaj detyre do orientojmë zhvillimin në rrugën e duhur. Një sfidë që duhet ta fitojmë dhe do e fitojmë me mjetet e reja të kohës”, theksoi Rama.
Qeveria sipas Ramës ka rritur me 70% buxhetin për bujqësinë ndërsa ka garantuar se qasja e ëparshme ndaj me fermerëve do të ndryshojë pozitivisht.
“Është shumë e rëndësishme hapja e sportelit unik për të lehtësuar procesin e informimit të fermerëve. 70% u rrit buxheti për bujqësinë në vitin më të vështirë të mandatit tonë, që ishte viti i pare. Dhe kjo rritje u bë kur na duhej të administronim malin e borxheve të fshehura që gjetëm. Sot jemi në kushtet kur nuk pretendojmë se kemi përmbysur situatën por kemi arsye të mendojmë se përmbysja ka filluar. Procesi i ndryshimit të qasjes dhe marrëdhënieve me fermerin na ka dhënë si fillim një rezultat pozitiv sa i takon aplikimeve që ka marrë agjensia. 30% rritje e eksporteve të bujqësisë në 5 muaj e parë me siguri do të thotë diçka. Kemi lehtësuar në mënyrë të ndjeshme fermerin nga presioni i jashtëzakonshëm i korrupsionit dhe një administrate që i rrinte në qafë për ti marrë frymën në mënyrë që ti nxirrte pjesën e vet. Në vizitat që kemi bërë kemi konstatuar lehtësimin e fermerit nga kjo barrë e rëndë e së shkuarës. Jo pak fermerë e kanë thënë që mjafton ky lehtësim për të marrë rrugën me një ritëm të ri”, tha Rama
Kryeministri Edi Rama i bëri këto deklarata pas përurimit te zyrave të rëja të Agjensisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)