Rama: "Elhaida, ashtu siç duhet
të jetë Shqipëria para botës"
Në rrjetin social të tij, Twitter kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka dedikuar një status talentit dhe imazhit të artistes. “Elhaida është Shqipëria siç duhet të jetë në sytë e botës! Rrezatuese, tërheqëse, mbresëlënëse, modeste, këmbëngulëse. Komplimentet më të
të jetë Shqipëria para botës"">
Aspak nuk i kishte shkuar në mendje jurisë italiane dhe teleshikuesve të “RaiDue” se 19-vjeçarja shkodrane, nga Shqipëria do të ishte një e papritur kaq e madhe në edicionin e parë, të “The Voice of Italia”. Muzikanti Piero Pelu, i grupit “Litfi ba”, u shpreh se me zërin që ka kjo vajzë mund të bëjë ç’të dojë, e pyeti nëse emri i saj është Uragan dhe nuk fshehu admirimin për këtë zë të pabesueshëm. Ndërsa Raffaela Carra e cilësoi thjesht “të mrekullueshme”dhe bëri ç’është e mundur që ta bindte për ta marrë në skuadër. Elhaida, qe këngëtarja surprizë që publiku e përshëndeti me entuziazëm duke u ngritur në këmbë, do të jetë nën drejtimin e këngëtarit dhe autorit Riçardo Coçiante, pas zgjedhjes që bëri ajo vetë, ku e pret një sfidë e rëndësishme dhe jo e lehtë. Elhaida Dani me zërin potent bëri një audicion të jashtëzakonshëm duke çuar në këmbë publikun dhe 4 trajnerët.
Ajo kishte zgjedhur këngën “Mama Knoës Best” të këngëtares Jessie J, të shkruar nga Jessica Cornish dhe Ashton Thomas ku u pëlqye dhe u duartrokit gjatë. Kënga kërkonte një zë të fortë dhe me ekstension vokal dhe performanca e Elhaidës mori komplimente nga të gjithë trajnerët. Piero Pelù e pyeti nëse emri i saj ishte “uragan”, por këngëtarja u përgjigj: “Quhem Elhaida dhe vij nga Shqipëria”. Në mes të “betejës” së trajnerëve se kush ta merrte në skuadër Elhaidën, u fol për herë të parë për një candidature për fitoren e këtij programi të zhvilluar për herë të parë në Itali dhe të transmetuar në kanalin Italian ku nuk munguan dhe shprehjet , por nuk munguan dhe shprehjet: “E adhurueshme, uragan, fantastike apo shkatërruese”.
E ndërsa komentet në drejtim të së talentuarës nga Shqipëria kanë qenë të pakursyera, si nga publiku Italian ashtu dhe ai shqiptarë, ku ajo u vlerësua për perfomancën e saj, forcën e zërit, interpretimin dhe talentin e saj. Por pas një suksesi të tillë u pa se video e Elhaidës në Youtube u hoq nga qarkullimi me arsyen e të drejtës së autorit të “Rai Due”.
RAMA: ELHAIDA ËSHTË SHQIPËRIA, SIÇ DUHET TË JETË NË SYTË E BOTËSNë Tiranë gjatë këtyre ditëve është diskutuar gjerë e gjatë mbi Elhaidën dhe suksesin e saj që po ndodh në vendin fqinjë Itali. Në emisione të ndryshme, debate dhe forume është vlerësuar së tepërmi talenti dhe interpretimi i saj. Në rrjetin social të tij, Twitter kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka dedikuar një status talentit dhe imazhit të artistes. “Elhaida është Shqipëria siç duhet të jetë në sytë e botës! Rrezatuese, tërheqëse, mbresëlënëse, modeste, këmbëngulëse. Komplimentet më të pakursyer për Elhaidën”përfundon Rama. “S’je më”, është kënga që e bëri mjaft të njohur Elhaida Danin në edicionin e 9-të të Festivalit në Top Fest ku ajo ajo u vlerësua me çmim të parë në vitin 2012.
Ajo njihet si një këngëtare me talent dhe si vokaliste ku më 2009 regjistroi këngën e saj të parë, “Si asnjëherë”. Ka studiuar piano që në moshën 6-vjeçare në shkollën ‘Prenkë Jakova’ në Shkodër. Ka marrë pjesë në talent–shoë “Star Academy”, ku është shpallur fituese në vitin 2009, pastaj ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare në Rumani, Bullgari etj, ku është shpallur fituese e çmimit të madh. Viti 2011 ishte shumë i suksesshëm për të. Në gusht të vitit, ajo ishte një nga konkurrentët e Suncane Skale ku fitoi çmimin për artisten më të mirë të re. Në 23-24 shtator ajo ishte pjesë e Festivalit Zlaten Kesten në Petriç, Bullgari ku ajo u zgjodh Best Singer. Konkurrimi i saj në festivale filloi në RTSH-në në vitin 2011 me festivalin kombëtar shqiptar, ku kënga e saj u nderua me çmimin “Melodia më e mirë”, por 2013 mbetet bumi i saj.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"Redaksia Online(xh.k/shqiptarja.com)
88/2
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.3%
-
Opozitës
74.8%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 2788
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në Fier/ Motori përplaset me biçikletën, 2 të plagosur
19 Tetor, 12:01
-
Mamografi për gratë e FA-së, Koçiu: Njësitë e lëvizshme kontrolle falas gjatë gjithë vitit
19 Tetor, 11:43
-
E akuzoi se ka marrë 500 mijë euro, gjyqtarja Irena Gjoka kërkesë SPAK: Hetoni deklaratat e Argita Berishës
19 Tetor, 11:30
-
U akuzua për ngacmim seksual ndaj 11-vjeçares, Gjykata e Korçës vendos masën arrest me burg për 68-vjeçarin
19 Tetor, 11:29
-
Ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Vlorës, arrestohet 38-vjeçari
19 Tetor, 11:10
-
Lufta/ Libani sulme me dron në Caesarea, Izraeli: Objektiv ishte rezidenca e Netanyahut (VIDEO)
19 Tetor, 10:52
-
Masonët shqiptarë/ Që nga Rilindasit, te Ismail Qemali e deri sot, a janë ata “muratorët” e ruajtjes së virtyteve dhe parimeve morale të shqiptarisë?
19 Tetor, 10:50
-
Shiste kokainë në qytetin e Vlorës, arrestohet 29-vjeçari
19 Tetor, 10:47
-
PD do propozojë ligj të ri për pensionet e minatorëve, Tabaku: Synon një rritje të drejtë dhe të merituar
19 Tetor, 10:40
-
Rama rrëfen peripecitë pas operacionit në QSUT: Të nesërmen duhet të rrija në këmbë për të pritur 'sulltanin'
19 Tetor, 10:23
-
Integrimi/ Rama: Për herë të parë persona me pushtet politik janë në hetim apo të dënuar! S’ka rrugë tjetër përveç ‘martesës’ me BE, po negociojmë kushtet
19 Tetor, 10:02
-
‘Koleksionet veneciane’ për herë të parë në Bibliotekën Kombëtare! Nga e hëna ekspozohen rreth 600 libra dhe harta origjinale! Ruggera: Trashëgimi e pabesueshme
19 Tetor, 09:34