Sot, në ditën e 124-t të protestës në Tiranë, janë shënuar incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit gjatë marshimit nga zona e 'Vasil Shantos' drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë bllokuar rrugën, ç'ka solli ndërhyrjen e Policisë.
Në atë moment u shënuan tensione dhe përplasje fizike mes palëve. Protestuesit në kor kanë lëshuar fyerje e ofendime ndaj efektivëve, ndërsa efektivët (forcat Shqiponja) kanë ndalur marshimin e tyre.
Numri i protestuesve ka ardhur dita ditës në rënie, edhe për shkak të disa episodeve të dhunshme të shënuara gjatë tubimeve, ku persona të caktuar kanë sulmuar policët, deputetët dhe institucionet.











Komente
Komento