Rama: Elsie la pas trashëgimi
me vlera të jashtëzakonshme

Rama: Elsie la pas trashëgimi<br />me vlera të jashtëzakonshme
Kryeministri Edi Rama shkruan se albanologu i shquar Robert Elsie me veprimtarinë e tij të vyer 40 vitet e fundit bëri të njohur botërisht historinë, artin dhe kulturën e kombit shqiptar me një dashuri e pasion të pashoq.
 
Ai thotë se Robert Elsie la pas trashëgiminë me vlera të jashtëzakonshme. Albanologu i shquar kanadez me origjinë gjermane, Robert Elsie ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare. Ai vdiq mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Bonnit në Gjermani. Robert Elsie është emri më i dëgjuar ndër albanologët e fundshekullit të njëzet dhe fillim-shekullit 21.
 
Statusi i kryeministri Rama
IN MEMORIAM
Robert Elsie, albanologu i shquar me origjinë nga Kanadaja, me veprimtarinë e tij të vyer 40 vitet e fundit bëri të njohur botërisht historinë, artin dhe kulturën e kombit shqiptar me një dashuri e pasion të pashoq. Në trashëgiminë me vlera të jashtëzakonshme që na la pas, të spikasësh përkthimin e dorëshkrimit më të vjetër të historisë shqiptare nga prifti francez Jean-Claude Faveyrial; volumin UNESCO të Antologjisë Moderne të poezisë shqipe; Këngët e Kreshnikëve, veprat e Migjenit dhe Ali Podrimes; apo kryeveprën ‘Lahuta e Malësisë’ të Fishtës, është shumë pak…
 
U prehsh në paqe mik i mirë



dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.