Rama emëron Alfred Dalipin në
postin e zv/ministrit të Turizmit

Rama emëron Alfred Dalipin në<br />postin e zv/ministrit të Turizmit
TIRANE- Ish deputeti i Partisë Socialiste Alfred Dalipi është emëruar në postin e zv/ministrit të ë Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë.

Kryeministri Edi Rama drejtoi sot mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në të cilën u miratua vendimi për emërim në detyrë të z.Alfred Dalipi në detyrën e zëvendësministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit."- thuhet në njoftimin për shtyp të kryeministrisë.

Dalipi ishte deputet për qarkun e Korçës në  zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005 dhe 2009.
 
Alfred Dalipi është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Italiane në Fakultetin e Histori Filologjisë, Universiteti i Tiranës, dhe për drejtësi në Fakultetin e Shkencave Juridike, Universiteti i Shkodrës.  Ka punuar si gazetar dhe Anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit, Zëvendës Drejtor  dhe më pas Drejtor i Televizionit Publik Shqiptar. Alfred Dalipi ka qenë dhe anëtar i Komisionit të  Arsimit, Kulturës dhe Mjeteve të Informimit Publik dhe u përfol dhe për postin e drejtorit të Radio Televizionit shqiptar.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit