Kryeministri Edi Rama priti sot ne Kryeministri, Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Pas takimit Kryeministri Rama theksoi se u fol për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, për situatën në rajon dhe veçanërisht në Maqedoni e Kosovë. Gjithashtu, temë e diskutimit paraprakisht ishin edhe projektet e përbashkëtames dy vendeve
Kryeministri Rama u shpreh se duhet të ketë nxitje të bashkëpunimit me Turqinë dhe rritje të shkëmbimeve tregtare. Gjithashtu Kryeministri Rama paralajmëroi se do të ketë mbledhje të përbashkët të dy qeverive pas fushatës zgjedhore.
"Trajtuam një spektër të gjerë të bashkëpunimit të ndërsjelltë me Presidentin Erdogan. Me kënaqësinë që më në fund vizita e penguar nga tragjedia që ndodhi në minierë vitin e shkuar u realizua edhe pse këtë herë në cilësinë e Presidentit të Turqisë. Dhe me kënaqësinë që traseja e çelur e bashkëpunimit dhe marrëdhënia strategjike që Shqipëria ka me Turqinë do të njohin një nxitje të mëtejshme në një sërë fushash, ku në radhë të parë u theksua domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimeve tregtare dhe me radhë e bashkëpunimit në çështje që kanë të bëjnë me sigurinë, zhvillimin rural, arsimin dhe shëndetësinë dhe padyshim edhe me kulturën", tha Kryeministri Rama.
Ne, vijoi kreu i qeverisë, "presim me kënaqësi që pas përfundimit të fushatës zgjedhore, në Turqi të kemi një takim dypalësh në nivelin e të dy qeverive, një mbledhje të përbashkët ku të nënshkruajmë edhe dokumentin e partneritetit strategjik".
Ndërsa Presidenti i Turqisë, Erdogan, duke mos hezituar të përsërisë faktin se në tokën shqiptare ndjehet si në shtëpinë e tij të dytë, shprehu bindjen se vizita e tij do të shënojë një pikë kthese në forcimin e bashkëpunimit Shqipëri-Turqi.
"Që kur kemi shkelur në tokën shqiptare ndjehemi si në shtëpinë tonë. Jam shumë i bindur që pas këtij takimi me një mik të afërt dhe shumë të shtrenjtë, zotin Edi Rama mes Turqisë dhe Shqipërisë do të hidhen hapa shumë të rëndësishëm dhe shumë të frytshëm", tha Erdogan.
"Marrëveshjen strategjike mes dy vendeve do ta firmosnim kur isha Kryeministër, por nuk arrita ta bëj për shkak të tragjedisë. Tani jam këtu si President i Turqisë, por unë shpresoj që në një kohë sa më të shkurtër dy Kryeministrat ta përmbyllin sa më shpejt këtë marrëveshje", theksoi Presidenti i Turqisë.
Pas pak, vijoi Erdogan, "do të hedhim themelin e xhamisë së Namazgjasë bashkë me Presidentin dhe sa i përket çështjes së rindërtimit, ripërtëritjes së Parlamentit dhe ai moment do jetë një moment kthese, sepse TIKA do ta marrë tashmë përsipër shumë seriozisht për ta kryer këtë punë. Projekti arkitektonik është gati tashmë, pas kësaj po përsëri do të kemi hapjen e xhamisë tjetër".
/atsh/
/Shqiptarja.com