Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sot qytetarët për denoncimet e tyre të ndërtimeve pa leje, duke marrë pjesë kështu në çlirimin e hapësirave të përbashkëta.

Në një postim në rrjetin social "Facebook", ku ka treguar edhe një foto të INUK, Kryeministri Rama shkruan, "Faleminderit qytetarëve që denoncojne duke marrë pjesë në çlirimin e hapësirave të përbashkëta të qytetit pa bashki!".

Prej disa ditësh INUK ka nisur aksionin në rrugët e kryeqytetit, si në rrugën "Mine Peza, në rrugën "Kongresi i Lushnjes", rrugën "Bardhyl", rrugën e Durrësit, rrugën  "Kont Bertoli" etj.

INUK ka theksuar se gjatë këtij aksioni parashikohen të prishen rreth 600 objekte pa leje në kryeqytet.