Rama flet me raste konkrete: Kriminelët që liroi drejtësia...hyri me pranga në sallë doli me duar në xhepa (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama foli me shifra se si prokuroria dhe gjykatat kanë liruar dhe kanë shpallur të pafajshëm persona të arrestuar nga policia për vepra të rënda penale. Kryeministri foli me raste konkrete të abuzimit që janë bërë nga korrupsioni në drejtësi, se si janë liruar kriminelë dhe se si janë zaptuar toka shtetërore të hipotekuara.

"Krimi i organizuar dhe korrupsioni: Prokuroria në 87 raste nuk ka vepruar fare ndaj personave të arrestuar nga policia si autorë veprash penale të rënda. Gjykata 30 raste pafajësie për  persona të arrestuar. Gjykata 63 raste dënimesh të lehta për vepra penale të rënda. Gjykata 360 pafajësi për autorë dhe të akuzuar për vepra penale të rënda. Nuk luftohet krimi nga një dorë nga një palë, duhen tre palë, pushteti ekzekutiv, prokuroria dhe gjykata në pushtetin gjyqësor".

Vetëm para pak ditësh një nga eksponentët e krimit të organizuar ishe në sallën e gjyqit. Policia e shtetit dhe prokuroria dhe gjykata, kishin marrë në mbrojtje një familje të një të penduari, pra kishte një të penduar që kishte rënë dakord të bashkëpunonte me shtetin për procesin e këtij krimineli, dhe nuk është e lehtë, është një proces i gjatë, dhe gjithë familja ishte në mbrojtje, dhe shteti ishte angazhuar ta mbronte dhe i penduari të ishte në krahun e shtetit për ta çuar procesin deri në fund. Në seancën e parë, gjykatësi e liron në sallë kriminelin, hyn me pranga dhe del me duar në xhepa. Pak muaj më parë, rasti i autorit të vrasjes së 4 policëve. Pak javë më parë, rasti i tjetërsimit sy për sy, të 1 milionë e 500 mijë metra katrorë zonë bregdeti, pronë shteti e hipotekuar. A mund të japësh një pronë në gjykatë sikur ajo është e lirë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Anti-KÇK/ Rama: I sekuestrojmë pasuritë kriminelëve, BURG nëse nuk justifikojnë burimin...kufizohet dalja nga qyteti


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse

Veliaj: Shpërblime për fundvit për 4360 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse