Federika Mogherini gjate vizites se saj ne Tirane
TIRANË, 30 Gusht /ATSH-Gjergji Mima/ - Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur sot me anë të një postimi në rrjetin social "Tëitter" zgjedhjen e Federika Mogherinit si shefe e politikës së jashtme të BE-së.
"Fort i gëzueshem lajmi i zgjedhjes së Federika Mogerinit, grua e re dhe e mençur, mike e mirë, nga sot shefe e politikës së jashtme të BE :-)", shkruan Kryeminsitri Rama në postimin e tij.
Gjithashtu edhe ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka uruar Federika Mogherinin për zgjedhjen e saj në krye të diplomacisë së BE, duke e quajtur në një postim në "Twitter" "mike të Ballkanit dhe zgjedhja e duhur në këto kohë ndryshimesh".
Në krye të politikës të jashtme të Bashkimit Europian është emëruar sot shefja e diplomacisë italiane, Federica Mogherini, krahu i djathtë i Matteo Renzi-t dhe paralmentare e qendrës së majtë, Partisë Demokratike.
Lajmin e arritjes së marrëveshjes e ka bërë të ditur Van Rompuy, Presidenti i Këshillit të BE-së. Mogherini zëvendëson baronshën Cathrine Ashton.
/Shqiptarja.com