Rama: Fshati shqiptar që ua bën me sy fshatrave të turizmit elitar në jug të Francës (VIDEO)

Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama e ka nisur me disa pamje nga transformimi i Dhërmiut. Sipas kreut të qeverisë, ky fshat sot konkurron edhe fshatrat e turizmit elitar në jug të Francës.

"Mirëmëngjes dhe me këtë tjetër fshat bregdetar që ka rilindur pas vitesh të tëra harrese e rrënimi, e sot ua bën me sy fshatrave të turizmit elitar në jug të Francës, ju uroj një të dielë të bukur", shkruan Edi Rama në Facebook.

Dhërmiu është një nga fshatrat më të frekuentuar nga turistët gjatë sezonit veror.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 05/07/2020 17:23

    EDI RAMA ne keto zona duhet te kemi te pakten 100 resorte te medha per turiste,,,all-inclusive,,sic i kane bere ne turqi me parking mbrapa dhe me pishina perpara,,per 2000-3000 turiste,,,,dhe i merr 150 euro /nata,jo nderto disa vila e shiti,,jemi mbrapa ne kete drejtim,,,i lutem investitoreve te medhenj shqiptar te perqendrohen ne bregdetin e jugut sidomos per ndertime resortesh.......

    Përgjigju
  • Elena: 05/07/2020 17:05

    Kam shtepi ne Palase. Erdha perpara disa diteve dhe nuk kishim uje e drita . Te marresh ne tel qe te hapi ujin,te marresh ne tel per korrentin dhe te gjitha keto me pagese. Kur jam I rregullte ndajshtetit paguaj gjithmone uje e drita pse duhet te vuaj . Pa uje e pa drita nuk behet. Leri pleherat, muzika e larte ne oret e vona nga posht ne dhermi.

    Përgjigju
  • Doda: 05/07/2020 16:43

    BRAVO ,, EDI RAMA KOHA NUK PRET E NJEJTA GJE SI DHERMIU TE BEHET PER TE GJITHE FSHATRAT DHE QYTETET E JUGUT ,SARANDA,VLORA,,QEPAROI,,BORSHI,,LUKOVA,,KKSAMILI,,HIMARA,,ETJ DUAN INVESTIME QE TE MREKULLOJME TURISTET,,GJYSMA E FONDEVE SHTETERORE TE SHKOJE NE TURIZEM,,,SEPSE KEMI NJE VEND TE MREKULLUESHEM,,,PA HARRUAR DHE VERIUN SHENGJININ ,,VELIPOJEN,,DURRESIN,,QERRETIN,,,GOLEMIN,,,EDHE ATJE DUHET PLANIFIKIM DHE PERMBAJTJEN E ELEMENTEVE NEGATIVE E TE PASHKOLLE,,QE VERIU I KA ME SHUMICE,,,,VENDIMI I QEVERISE PER MARRJEN NE ZOTERIM TE PLAZHEVE ESHTE SHUME I MIREPRITUR DHE I VONUAR,,,,NE RUAJTJEN E PLAZHIT DHE BREZIT TE RERES NGA NDERTIMET.....KETO INVESTIME NUK KA SHQIPTAR QE NUK I PERKRAH,,,POR DUAM TE GJITHA TE BEHEN SEPSE NUK KANE PARE INVESTIME QE 50 VJET,,,...DUAM DHE AEROPORTE NE VLORE,,SARANDE,,KORCE,,GJIROKASTER,,SHKODER....

    Përgjigju
  • Genti: 05/07/2020 14:19

    Qfar pytje Un jetoj ne nje vend tjeter edhe ba mu mudhan munsia me jetue ne shqipre nuk kthehem New moon to see if Missy

    Përgjigju
  • Erjola: 05/07/2020 14:00

    Po rrugen poshte ne plazh pse nuk e tregon. Ate katrahure dhe pisllik qe gjetem vjet, qe na prishi pushimet, se u nisem nga jashte per te vizituar vendin tone !!! Me vjen keq, por nuk mund ta vizitoj perseri vendin tim dhe te prish pushimet qe mezi i pres, pas nje viti pune.

    Përgjigju
  • sapa: 05/07/2020 13:06

    Ik more Ku*ve se nuk vjen kush ne vendin e krimit qe ju te jetoni sa me gjate ne politike!Ka bota vende sa te duash ku nuk fle me nje sy hapur si tek ju hajdutet dhe banditet e epokes se gurit!

    Përgjigju
    • Sapa1: 05/07/2020 13:55

      Fiks, bukuri qe vret kjo, dhe genjeshtare. Nuk shihet mungesa e ujit, nderprerjet e korentit, mbeturinat e hedhura gjithandej dhe era e qelbur e kafsheve te ngordhura...zhurmat nga mengjesi ne darke jane tjeter muhabet...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital