TIRANE-Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj mori pjesë sot në mbledhjen e radhës së Komisionit për Integrimin Evropian. Cakaj raportoi pranë komisionit lidhur me punën madhore që është bërë deri më sot dhe detyrat e vendosura në të ardhmen, për të përparuar drejt anëtarësimit në BE.
“Pavarësisht pandemisë COVID-19, puna e Shqipërisë për ngritjen e grupit negociator, përgatitjet teknike për zhvillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve që janë përcaktuar nga përfundimet e Këshillit, ka vazhduar pandërprerë” tha Cakaj.
Gjithashtu, ai theksoi se fillimi i negociatave është jo vetëm kurorëzim i reformave madhore, që ka bërë Shqipëria në pesë prioritetet kyçe por, edhe hapje e detyrave të reja që kërkojnë punën e pakursyer të gjithsecilit e bashkëpunimin e të gjithëve.
Pak ditë më parë kryeministri Rama ftoi Metën dhe Bashën për dialog për integrimin e vendit.