Rama fton mjekët shqiptarë nëpër
botë: Thuajini Shqipërisë PO!

Rama fton mjekët shqiptarë nëpër<br />botë: Thuajini Shqipërisë PO!
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka shprehur kënaqësinë e tij të ftojë mjekët shqiptarë me karrierë jashtë vendit, "të vijnë për të ndarë ide e eksperienca, projektuar hapa e jetësuar nisma, që do t’i hapin rrugë transformimit sa më të shpejtë të sistemit shëndetësor shqiptar".

"Jemi të vendosur të bëjmë të mundur, së bashku, një shërbim shëndetësor cilësor, të denjë për qytetarët tanë, suksesin tuaj dhe të nesërmen e gjeneratave të tjera. Ndaj, pres me shumë kënaqësi takimin tonë, që kalon përmes kësaj PO-je për Shqipërinë", ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

THUAJI PO SHQIPËRISË
“Thuaji Po Shqipërisë!” është nisma që synon të mbledhë në Tiranë profesionistët më të mirë shqiptarë që ushtrojnë profesionin e mjekut në vende të ndryshme të botës. Për t’u njohur me sukseset që mjekët shqiptarë kanë arritur në botë dhe për t’u njohur me përvojën e tyre në funksion të përmirësimit të sistemit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, fton mjekët profesionistë shqiptarë që ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendit në Konferencën “Thuaji Po Shqipërisë,” që do të organizohet në dt. 22 Nëntor 2013 në Tiranë, nën e kujdesin e Kryeministrit Edi Rama. Për këtë qëllim është krijuar edhe një faqe online, ku mund të aplikohet nga të interesuarit: www.thuajiposhqiperise.org

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)

Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)