Këngëtarja Rona Nishliu do të interpretojë më 1 maj në parkun e Kryeministrisë repertorin e albumit të saj të parë nën titullin “Me Motivet Tona”. Ka qenë pikërisht Kryeministri Rama, i cili me anë të një postimi në Tëitter, u ka kujtuar ndjekësve të tij këtë takim me këngëtaren Nishliu.

“Ylli i Rona Nishliut do te shkelqeje ne naten e 1 majit ne parkun e Kryeministrise ku do te kendoje albumin e ri”,-shkruan Rama. Ndërkohë Nishliu ka nisur të prezantojë pjesë të koncertit "Me motivet tona" në Prishtinë.  Koncerti "Me motivet tona" në Prishtinë, i cili solli tingujt Jazz me motive të trevave të ndryshme shqiptare pati mjaft sukses.

Projekti "Me motivet tona" i këngëtares Rona Nishliu është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.

rama rona

rama twitter

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)