Rama: Gati të negociojmë për
të gjetur kompromis për KQZ

Rama: Gati të negociojmë për<br />të gjetur kompromis për KQZ
TIRANE- Kreu i PS-së Edi Rama me autobusin e Rilindjes është nisur drejt Elbasanit. I pyetur si do rikuperohen votat e deputetëve të pavarur Arben Malaj dhe Agron Duka Rama tha se kishte respekt për dy kandidatët por “është opinioni i tyre personal”.

“Sigurisht s’është skuadra jonë arsyeja pse dikush ka vendosur të dalë kundër PS dhe të votohet padashje ose qorrazi në shërbim të kundërshtarit. Kjo është një rendje që nuk ka asgjë të mirë për individët që kanë marrë nga PS gjithçka që PS ka mundur të japë për dikë, por nuk do i dilte jeta për ti kthyer PS atë që kanë marrë. S’ekzistojnë skuadra që të kenë konsensus e të gjithëve, kjo është e pamundur. Unë besoj se ne kemi një skuadër shumë të ekuilibruar me eksperiencën e PS, me prurje të reja, me rikthime të domosdoshme”, tha Rama.

GATI TE NEGOCIOJME PER KOMPROMIS ME KQZ


"Ne jemi gati të negociojmë e të gjejmë një kompromis për KQZ edhe pse ai institucion është shkatërruar duke u kthyer në një organizatë partie, për hir të një procesi sa më normal”- tha Rama

BLUSHI: UNE NE AUTOBUS,  BERISHA ESHTE KALI, KARROCA


Deputeti Ben Blushi u pyet si ndihet në një autobus ku nuk i flitet shoferit, duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Berisha, Blushi u përgjigj se ndryshe nga autobusi i PS-së ku të gjithë flasin në PD Berisha është vetë karroca, kali, kamxhiku dhe balta ku ecën karroca.

“Ne udhëtojmë në një autobus ku flas unë, flet dhe tjetri ndërsa në PD Saliu është dhe karrocieri, edhe kamxhiku edhe balta se karroca e tij ecën gjithmonë në baltë. Këtë radhë ne ecim më shpejt e do jemi në stacionin e zgjedhjeve të 23 qershorit shumë më shpejt. Kemi ngarkesë të lehtë"- tha Blushi.

Ai komentoi deklaratat e Gjinushit e Milos për koalicionet. “Është organike që herë as herë aleatët tanë tradicional të kenë pakënaqësinë tradicionale, por në thelb s’ka asgjë problematike. Jemi në një koalicion dhe do fi tojmë dhe bashkë do qeverisim qeverinë”, theksoi Rama. Duke folur për masat që do të merren pas fitores më 23 qershor, Rama tha se “ne do bëjmë rishikim të plotë të gjithë koncesioneve dhe proceseve që janë karakterizuar nga dyshime të forta apo dështime spektakolare. Kemi filluar punën me një grup ekspertësh të huaj. Për të zhbërë atë që është bërë keq”.

Ai komentoi edhe takimin e Ministrit Imami me kolegun Xhaferri, ku Imami foli anglisht. “Dje Imami fl iste anglisht me shqiptarët nuk e di si i fl et elbasanllinjve, ka ndryshim mes kandidatëve tanë e të atyre. Ekipi ynë do marrë shumicë ndërrmuese ne qarku e Elbasanit”, tha Blushi.

Ndërkohë në Elbasan, teksa PS prezantoi kandidatët për deputetë Edi Rama akuzoi qeverinë se po ushtron presion ndaj rrogëtarëve të shtetit, për të mbështetur PD gjatë fushatës elektorale. Kryesocialisti theksoi vendosmërinë e opozitës, për të çuar përpara drejtësisë çdo drejtor shkolle apo spitali, që siç tha ai, ka ushtruar terror psikologjik ndaj rrogëtarëve të shtetit për të mbështetur dhe votuar PD. Rama garantoi se pas zgjedhjeve të qershorit, qeveria socialiste do të anulojë të gjitha gjobat që qeveria ka vendosur në katër muajit e fundit, ndaj bizneseve apo sipërmarrjeve të mëdha. Ndërsa renditi premtimet e tij për qarkun e Elbasanit, lideri i opozitës u zotua për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike