“Deputeti Saimir Tahiri kishte edhe provat edhe deshmitaret,por Babi kishte gjykatesin qorr e shurdh me emrin Celik qe refuzoi prova e deshmi”, tha Rama.
Gjykata e dënoi sot me 5 mln lekë gjobë deputetin socialist Sajmir Tahiri në gjyqin përballë fëmijëve të kryeministrit Berisha, Argita dhe Shkëlzen Berisha. Vendimi është dhënë sot rreth orës 13.00 kur trupi gjykues ka marrë masën për Tahirin, i cili akuzohet për shpifje ndaj fëmijëve të kryeministrit. Avokati i fëmijëve kërkoi 8 milion lekë gjobë për deputetin socialist pas procesit të nisur pak ditë pas deklaratave të Tahirit në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
(aq/shqiptarja.com)