Rama: Greqia do të rishikojë të gjitha gjobat për shqiptarët, po s'i hoqi, qeveria do t'u japë lekët

Rama: Greqia do të rishikojë të gjitha gjobat për shqiptarët, po s'i hoqi, qeveria do t'u japë lekët

Në mes të protestës së opozitës që po zhvillohet përpara Ministrisë së Brendshme, kryeministri Edi Rama zgjodhi për të dhënë një lajm shumë të mirë për emigrantët shqiptarë.

Pas shqetësimit të emigrantëve që denoncuan se janë gjobitur nga pala greke për tejkalim të afatit 90 ditor të qëndrimit në vendin fqinj, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke deklaruar se autoritetet greke do të rishikojnë të gjitha gjobat e vendosura.

Gjithashtu Rama shprehet se nëse autoritetet greke nuk do t'ua anulojnë gjobën shqiptarëve që u bllokuan në vendin fqinj për shkak të koronavirusit, qeveria shqiptare do i rimbursojë 100%.

"Një lajm me rëndësi. Zyra ime ka qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet greke, pas lajmit te bere publik te gjobitjes se disa shtetasve shqiptare qe kane tejkaluar afatin 90 ditor te qendrimit ne Greqi gjate muajve te fundit.

Autoritetet greke do te rishikojne te gjitha gjobat e vendosura, nderkohe kane siguruar se ne kohezgjatjen e pandemise vendosja e gjobave do te ndodhe vetem ne rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situaten e krijuar nga covid19.

Unë i siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë te cileve autoritetet greke nuk do t'ua anulojne gjoben, se do te rimbursohen ne masen 100% nga qeveria e republikës së Shqipërisë" tha Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lumturie: 21/05/2020 14:53

    Ju lutem më anderesoni si do të behet me gjobat emarrë nga shteti grekë për tejkalimin afati 90ditor për shkakë të korona virusi se kam një gjobë 1200 euro me datë 19/5/2020 kurse kryeministri patë thënë që nuk do marrin gjobë

    Përgjigju
  • Lumturie: 21/05/2020 14:35

    Ju lutem na shpjegoni ku të adresohemi për gjobat e marra nga shteti grekë për afatin 90 ditor për shkakë të condra virusit

    Përgjigju
  • Miri: 21/05/2020 09:35

    Përse u liruan keqberesit në Shkoder?

    Përgjigju
  • Turi: 20/05/2020 22:53

    Jep koment per bajrat,se gjobat e greqise jan vogla,gjobat e bajrave kush i paguan

    Përgjigju
  • Eri: 20/05/2020 21:06

    Po ka leket e krimit rama dhe leket e kullave qe do bej aty te teatri o njerez po lat nam me pergezoni kete legen kryeminister qe e shkatroi ate vend per 8 vite qeveri kam ik gjith rinia e beaktisen shqiperin vendin e bukur qe ka cdo pasuri si ujin si derin si diellin kromin floririn cdo gje gje vendet e botes vuajn ti ken , dhe ca beri rinia iku nga kominizmi keti plere qe pasuroi 5 njerez te ti , hapni syt o njerez dhe cohuni vetem per ato nena qe kan ngel vetem ju kan ik femit drita e syve qe vuajn dhe plaken ne heshtje mos i beni iso keti krimineli te ndyr qe perkrah gjith mafjen e shqiperis sidomos te durrsit qe i nxori na burgu e po bejen pallate ne cdo cep bejeni cohuni per te ardhmen e femive tuaj te rriten si ne gjith vlboten w jo me frymen e krimit

    Përgjigju
    • Daniele: 22/05/2020 10:38

      Bravo,me pelqen,e mendoj njesoj si Juve! Keshtu duhet te mendojne te gjith shqiptaret! Duhet Revolution, gjith politikanet osé ma Mir gjith hajdutet duhet te perfundojn ne Burg! 30 vite vetem kan vjedh e shkateru cdo gjo!

  • Loni: 20/05/2020 19:29

    Nje gjest per tu vleresuar maximalisht nese eshte I vertete sespe ndonjehere ndodhin we ngel vetem ne mendje ose artikull I shkruar neper portale e gazeta por nese ndodh eshte nje gjest me te vertete I denje edhe urime o mbreti yne sepse me ne fund u degjokan ballet e ketij populli nga njerezit ne pushtet. Uroj te hecin me hapa galopante edhe nesituata te tjera kundrejt padrejtesive te popullit shqiptar kundrejt kushdo qe e cenon kte komb.urime mbretit per vendimarrje nese realizohet

    Përgjigju
    • Adolf: 20/05/2020 20:24

      Gjobat e vendosura nga shteti grek per tejkalim afatesh kane qene shume te pakta ne nr. Me se shimti gjobat jane vendosur per shqiptare qe kane thyer karantinen ose qe kane leviz nga qyteti ne qytet. Por lajm o mire gjthsesi. Sa per pjesen e mbretit shpresoj ta kesh me sarkazem.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga