TIRANE- Hiqet gardhi rrethues i kryeministrisë. Prej orës 12: 53, punonjësit e mirëmbajtjes së godinës së kryeministrisë po heqin gardhin rrethues i cili u vendos pas ngjarjeve të 14 shtatorit të 1998, 2 ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit kur u sulmua godina e kryeministrisë dhe Sali Berisha, atëherë kryetari i PD-së tentoi të marrë pushtetin me dhunë.
Punimet kanë vazhduar dhe natën, ndërsa sot në mëngjes kangjellat ishin hequr tërësisht nga pjesa përpara e kryeministrisë.
Fillimisht në 1998 nga kryeministri i atëhershëm Fatos Nano u vu gardh me tela me gjemba, në 2004 gardhi u bë me hekura.
Heqja e gardhit me hekura është pjesë e ndryshimeve që kryeministri i ri Edi Rama me të marrë qeverinë po bën me godinën e kryeministrisë.
Me ardhjen në krye të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime, veç largimit të gardhit. Pikësëpari ndryshoi logon e qeverisë duke e bërë shqiponjën e zezë në fushë të kuqe.
Më pas u ndryshua edhe faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave në internet dhe ndryshime të shumta kanë pësuar edhe mjediset e brendshme të Kryeministrisë, ku më i dukshmi është ai i sallës së mbledhjeve të qeverisë dhe i tavolinës.

(Në foto: Puntorët duke hequr sot hekurat rrethues nga pjesa përpara Kryeministisë)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com