Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet e tij sociale lidhur me situatën e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit.
Ai ka theksuar se hidrovorët Hoxhara 1 dhe Hoxhara 3 në zonën e Darzezës, Fier, kanë qenë në funksion të pandërprerë për të përballuar prurjet e larta të ujit.
Sipas kreut të qeverisë, ashtu si të gjithë hidrovorët në të gjithë territorin e Shqipërisë, edhe këto impiante kanë punuar pa pushim me qëllim menaxhimin e situatës dhe lehtësimin e ndikimit të reshjeve në zonat bujqësore.
"Hidrovorët Hoxhara 1 dhe Hoxhara 3, të cilët, ashtu si të gjithë hidrovorët në të gjithë territorin e Shqipërisë, kanë qenë në punë pa ndërprerje gjatë reshjeve intensive, për menaxhimin e prurjeve të larta dhe lehtësimin e situatës në zonat bujqësore", shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Moti i keq në Shqipëri/ Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet












