Rama i ashpër në grupin e PS:
Fitoni zgjedhjet,s’lindët ministra

Rama i ashpër në grupin e PS:<br />Fitoni zgjedhjet,s’lindët ministra
TIRANE-I ashpër, kritik dhe me tone të larta ka folur sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.

Pasi bëri të ditur emrat e rinj të ministrave që do të zëvëndësonin 4 të larguarit, Rama ka fshikulluar deputetët socialistë.

Fillimisht u ka kërkuar që fushatën ta realizojnë duke u bërë njësh me popullin. Ai u bëri thirrje që të mos shohë asnjë deputet e koordinator të PS të shesë mend me eskorta.

Mund të kishte dhe të tjera shkarkime në radhët tuaja. Por për shkak të specifikës së punës u ndalëm vetëm tek kjo katërshe. Mos t’ju shohë më populli nëpër fuoristrada me bodyguardë dhe shoferë, të gjithë në këmbë të takoni njerëzit në terren. Promovoni punën tuaj, të ministrave të tjerë dhe të qeverisë, sqarojini votuesit” - mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura pohuan burime për Shqiptarja.com.
 
Ndërkohë disa ministrave të tjerë iu la porosi që të punojnë fuqishëm në zonat e tyre elektorale, të kontaktojnë me njerëzit dhe të dëgjojnë hallet e tyre. Madje Rama u kërkoi që koordinatorët të gjejnë banesa dhe të vendosen aty për gjatë gjithë fushatës elektorale e pastaj atë zgjedhore. Sipas kryesocialistit është e pafalshme që socialistët e zgjedhur nga populli të mos ngrejë telefonin apo të përgjigjen me arrogancë para elektoratit. 
 
"Ju s'keni lindur ministra, nuk jeni më të mirë se deputetët.
 Do jetoni atje bashkë me popullin, gjatë kohës së fushatës elektorale. Ka dhe nga ju që nuk përgjigjeni në telefon apo e hapin e flasin me arrogancë",
mësohet të ketë thënë Rama.
 
Madje ai u ndal dhe në emra të përvecëm që këto ditë u kanë dhënë suport ministrave të larguar nga detyra.
E përsëris askush nuk ka lindur ministër”, u tha ai duke vijuar, "Nëse rezultati i 18 qershorit nuk është ai që duam, do ktheheni me kartonë në dorë.
 
Që nga shtatori kam kërkuar që të shkoni nëpër zona dhe nuk e keni bërë. Kam kërkuar që ka një mospërputhje mes rolit të koordinatorit dhe rolit të ministrit, ju e keni pranuar kundër parimeve tona dhe ky është rezultati".
 

Sipas Ramës, në rast se nuk ka fitore, gjithë puna për Reformën në Drejtësi do të kthehet si një shuplakë ndaj PS-së dhe reformat do të shkërmoqen brenda muajit.

"Mos mendoni se 18 qershori është vetëm fitorja e PS-së, por është fitorja e të gjithë punës dhe reformave që kemi ndërmarrë ne.
 
Nëse pas 18 qershorit PS nuk është në qeverisjen e vendit, ju do jeni të parët do paguani hakmarrjen nga gjyqtarët dhe prokurorët.
 
Gjyqtarët dhe prokurorët janë tërhequr për shkak të Vettingut, por në rast humbje, jo vetëm reforma në drejtësi nuk do bëhet dhe do të duhen 10 vite për ta bërë pastaj, por do zhbëhen dhe shumë reforma të tjera.
 
Reforma është bllokuar dhe nëse nuk vijojmë qeverisjen e vendit dhe për rrjedhim zbatimin e Reformës në Drejtësi, gjyqtarët dhe prokurorët do hakmerren ndaj jush.
 
Reforma nuk bëhet edhe për 10 vjet të tjera nëse ne nuk do jemi në qeveri pas 18 qershorit.
 
Duhet vetëm një muaj për të rrëzuar të gjitha reformat në arsim, shëndetësi.
 
Ndaj rezultati i 18 qershorit do të ndalte e do të rrënonte punën e ngritur deri tani. Që nga shtatori kam kërkuar që të shkoni nëpër zona dhe nuk e keni bërë. Kam kërkuar që ka një mospërputhje mes rolit të koordinatorit dhe rolit të ministrit, ju e keni pranuar kundër parimeve tona dhe ky është rezultati".
 

Ndërkohë, kryeministri s'ka kursyer nga kritikat as protestën e PD-së te çadra përpara Kryeministrisë. Sipas kreut të qeverisë, çadra ka qëllime kundër interesit kombëtar dhe është nxitur nga grupe antishqiptare.  

"Në çadrën e PD ka grupe që janë kundër interesit kombëtar. Ka grupe antishqiptare që duan trazira e përmbysje", ka thënë kryeministri.  

Dhe si për ironi, kryeministri ka ngritur në qiell me lavdërime vetëm një ministër.

Por mes deputetëve ka pasur dhe skeptikë se zgjedhjet e ardhshme po komprometohen nga aleanca me LSI-në.
 
Rezerva të cilat i kanë artikuluar dhe publikisht ose në Facebook si deputeti Vladimir Kosta i cili i sugjeron Metës të dalë vetëm në zgjedhje dhe të masë forcat nëse kërkon të bëhet kryeministër.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm në takimin e Procesit të Berlinit: Të shkëmbejmë në kohë reale të dhënat mbi flukset migratore në BP

Ministri i Brendshëm në takimin e Procesit të Berlinit: Të shkëmbejmë në kohë reale të dhënat mbi flukset migratore në BP