Rama i dorëzon Florian Markut medaljen ‘Ylli i Madh i Mirënjohjes’: Ambasadori ynë në botë, na nderon të gjithëve

 

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar boksierin Florian Marku me medaljen ‘Ylli i Madh i Mirënjohjes’.

Diçka e ngjashme ndodhi duke rifilluar avazin po njësoj, ndërkohë që ne sot jemi këtu për të celebruar një histori jetësore të ngjashme me historinë jetësore të qindra mijëra shqiptarëve të cilët si fëmijë të vegjël bebe apo në moshë shumë ët vogël janë marr përdore nga prindërit në rrugën e migracionit dhe bëjnë suksese. Bëjnë rëndom një sukses që nuk bën lajm. Suksesi i Florianit është sukses që bën lajm, suksesi i Florinait është kuqezi. Nuk jemi këtu për të bërë krahasime, por meqë disa e duan këtë krahasim, në aspektin ceremonial e kemi bëër dallimin, e kemi nderuar luizën me kordonin i madh që është më i larti në shkallën e vlerësimeve, i takon krerëve të shteteve, qeverive, personaliteteve shumë të larta politike shoqërore që kanë impakt në shoqëri. Pas kordonit vjen ylli i madh. Vlerësim i lartë që e kemi bërë për një sërë personalitetesh, përfshirë edhe dy ambasadorë të rëndësishëm. Sot e bëjmë këtë vlerësim për një ambasador të shoqërisë që prejardhjen e ka në Kosovë nga gjyshi dhe Myzeqe nga gjyshja.


Lajmi kryesor:

Ceremoni nderimi për Markun, Rama i dorëzon ‘Yllin e Madh të Mirënjohjes': Ambasadori ynë në botë! Boksieri: Kurrë se kam hedhur poshtë flamurin kuqezi (VIDEO)


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi