Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij ditën e sotme me emigrantët shqiptarë në Selanik, i cilësoi forcat e reja politike si “maska të Sudes”.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ditën e sotme edhe Edvin Kulluri, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se kryeministri duhet të 'trajnohet si “roje arash koperative” se ja fshinë dardhat shokët e s’mbeti gjë për njerëzit’.

‘Tani meqë Kryeministri i diasporës me autobusë me vete qënka shqetësuar duke etiketuar partitë e reja si “Sudja”, mirë është që të trajnohet si “roje arash koperative” se ja fshinë dardhat shokët e s’mbeti gjë për njerëzit!”, shkruan ai.