Kryeministri Edi Rama është filmuar rrugëve të Romës duke folur ne telefon me një prej vartësve të tij. Rama dëgjohet teksa flet me tone të ashpra duke i kërkuar llogari për një çështje të caktuar.
“Lëre grupin… Ti ti po flas me ty. A je ti bashkëkryetar? Apo çfarë je? Atëherë çfarë bën ti? Për çfarë je bashkëkryetar? Të krijojnë pengesa. Na keni kthyer një vit pas… Çfarë po bëni..”, dëgjohet kryeministri të thotë mes të tjerash.
Me gjasë kryeministri po bisedon me një prej dy bashkëkryetarëve të dy reformave më të rëndësishme, asaj territoriale dhe zgjedhore, duke u kërkuar të ecin para me punën. Kjo pasi Rama dëgjohet teksa në telefon i drejtohet dikujt me fjalët "a je bashkëkryetar?" dhe të vetmit që e gëzojnë këtë pozicion janë Arbian Mazniku, bashkëkryetar i reformës territoriale dhe Damian Gjiknuri i reformës zgjedhore.
Kryeministri ndodhet në Itali ku u zhvillua mbledhja e parë mes dy qeverive, asaj shqiptare me atë italiane.
Lajmi kryesor:
Shqipëri-Itali, për herë të parë mbledhje mes dy qeverive, firmosen 16 marrëveshje! Rama-Meloni: Ditë historike! Ndërtojmë 7 anije në bazën e Pashalimanit (VIDEO)











