Analisti Plator Nesturi, u ndal edhe tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili teksa komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të lënë Erion Veliajn në detyrë si kryebashkiak të kryeqytetit, i kërkoi GJK t'i japë mundësinë Veliajt të bëjë detyrën.

Ai tha se kjo deklaratë vjen pasi Tirana është në ngërç dhe ka nevojë për kryetarin.

‘Rama e bëri atë deklaratë jo për tu kundërvënë drejtësisë por sepse këtu është krijuar një ngërç, që është çështja e të drejtës ligjore dhe çështja për menaxhimin e qytetit. Kjo u lidh edhe me çështjen e zgjedhjeve dhe në këtë kuadër një kryeministër mbanë qëndrimet e veta sepse po mbron atë vendim politik që mori, por çështja e GJK është më e madhe se ajo që ngre vet kreu i qeverisë’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Grupkapitulli i fundit i Shqipërisë me BE/ Malaj: Janë vlerësuar reformat! Alibeaj: Brukseli po përshpejton procesin! Nesturi: Lufta ndaj korrupsionit, më e vështira