Rama i kritikoi për deklaratat e tyre, zyrtarët e lartë të Britanisë zbusin tonet: Shprehim mirënjohjen për bashkëpunimin me Shqipërinë

Rama i kritikoi për deklaratat e tyre, zyrtarët e lartë të Britanisë zbusin tonet: Shprehim mirënjohjen për bashkëpunimin me Shqipërinë

1667478818_ministri.JPG

Mbretëria e Bashkuar ka zbutur tonet me qeverinë Shqiptare pas tensioneve të shumta për krizën e emigrantëve.

Mediat e huaja transmetojnë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka ofruar Shqipërisë një ‘degë ulliri’ (shenjë paqeje apo dakordësie) për të riparuar disi marrëdhëniet e ‘krisura’ lidhur me këtë tematikë që shqetëson jo vetëm Britaninë e Madhe por edhe Shqipërinë.

Ministri i klimës në Britaninë e Madhe Jeremy Hunt, u përpoq të riparonte marrëdhëniet teksa shprehu "mirënjohjen" e qeverisë për Shqipërinë.

"Unë jam mirënjohës për punën që po bëjmë me shqiptarët. Ata kanë dërguar oficerë të lartë policie për të përshpejtuar përpunimin dhe ne kemi një sistem të përshpejtuar për t'i kthyer shqiptarët nëse rezultojnë azilkërkuesit jo legjitimë.

"Pra, ne po përpiqemi të punojmë në bashkëpunim. Por është e qartë se ka presion... mund të çojë në një gjuhë, e cila ndonjëherë është për të ardhur keq dhe ia vlen të shënojmë mirënjohjen tonë ndaj qeverisë shqiptare për bashkëpunimin e tyre në punën për ta zgjidhur këtë. "- tha ai për Sky news.

Një reagim për deklaratat e kryeministrit të vendit tonë ka pasur edhe zëdhënsja zyrtare e Kryeministrit. Zëdhënsja u shpreh se marrëdhëniet e Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë janë të forta dhe se mbeten të përkushtuar për të punuar së bashku.

"Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ta".- tha ajo.

Zëdhënsja u shpreh se po Britania e Madhe po bën gjithçka për të thyer modelin e biznesnit të kontrabandistëve dhe se janë mirënjohës ndaj Shqipërisë për bashkëpunimin me ta.

"Ne duam të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi me partnerët ndërkombëtarë për të thyer modelin e biznesit të kontrabandistëve të njerëzve dhe i jemi mirënjohës Shqipërisë për punën e tyre me ne për këtë."


Lajmi kryesor:

Rama-sekretares britanike: I neveritur për deklaratat, ushqen ksenofobinë! Britania zbut tonet: Mirënjohje Shqipërisë për bashkëpunimin


G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI