Rama i përgjigjet Berishës:
Transparenca s’është kërcënim

Rama i përgjigjet Berishës: <br />Transparenca s’është kërcënim
TIRANE - Pak minuta pas akuzave të Kryeministrit Berisha, sipas të cilave po kërcënon e tremb investitorët e huaj në vend, lideri socialist Edi Rama i hodhi poshtë ato duke pohuar se transparenca që ai kërkon mbi marrëveshjet e koncesionet e firmosura nga Qeveria Berisha nuk është aspak një kërcënim. “Rendi ligjor mbi investimet dhe koncesionet është një detyrim”, shkruan Rama në Twitter.

Kryeministri Berisha inauguroi sot rrugën Levan-Vlorë, për të cilën tha se janë shpenzuar 60 milionë euro, ndërsa e cilësoi atë si një nga autostradat më të bukura në Botë. Por Rama u kundërpërgjigj duke folur për një “fatkeqësi që megjithë ato miliona ndërtohen rrugë pa standardet e Bashkimit Europian që degradojnë përditë”.

Ndonëse Kryeministri e cilësoi si të pandalshme rrugën e qeverisë së tij, Rama deklaroi se opozita do ta ndalë atë “me votën e popullit në zgjedhjet e ardhshme, sepse është rruga e rrënimit të mëtejshëm”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja