Rama i përgjigjet opozitës: Ja
pse nuk realizuam dot të ardhurat

TIRANË - Kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi projektbuxhetin e vitit 2016 në Kuvend, e ku në fokus të fjalës së tij vuri në radhë të parë shpjegimin para shqiptarëve se përse mbledhja e të ardhurave në tatime e dogana nuk u realizua në nivelet që ishte parashikuar. Duke i dhënë përgjigje akuzave të opozitës se në këto administrata është vjedhur, shefi i mazhorancës radhiti nga foltorja e Kuvendit arsyet që ndikuan në mosrealizimin e të ardhurave, siç janë rënia e çmimit të karburantit në bursat ndërkombëtare, përgjysmimi i importit të energjisë elektrike, rënia e importit të cigareve dhe e fruta perimeve. Por kryeministri u kujdes të saktësojë se rënia i referohet vetëm parashikimeve të qeverisë, pasi në krahasim me vitet e tjera të qeverisjes së djathtë, të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë 330 milionë dollarë më të larta

"Një seancë ku rregullisht çdo vit kur i vjen radha këtij diskutimi kryeministri i radhës thotë se sa më i mirë se herët e tjera është projektbuxheti. Unë dua të vendos para syve që duan të shohin një pasqyrë besnike të realitetit të këtyre dy vjetëve.  Këtë vit janë mbledhur shumë më shumë të ardhura se vitin e shkuar dhe ende më shumë akoma se në të gjitha vitet e qeverisjes së kundërshtarëve tanë të marra së bashku. Vitin e shkuar u mblodhën sa në 5 vite të mbledhura. Këtë vit kishim parashikuar të mblidhnim më shumë seç po mbledhim. Por pse nuk u realizua? Të ardhurat për periudhën 2006-2013 janë 23.3 %, 23.1 % nëse përfshijmë vitin 2008 kur u hap gropa e madhe e shtetit me gjithë atë procedurë ende sot për tu hetuar nga drejtësia që çoi në ndërtimin e rrugës së Kombit.

2014-2015 të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë 330 miliona dollarë më të larta, pra jemi në kushtet kur krahasimi me ku ishim është fare i qartë. I detyrohem shqiptarëve edhe një herë një shpjegim pse parashikimi ynë nuk u realizua. Dhe ka një sërë faktorësh të cilët nuk kanë lidhje as me qeverinë shqiptare as me administrimin e tatimeve dhe të doganave. Së pari rënia e çmimit të karburantit në bursat ndërkombëtare. Kjo gjë ndodhi këtë vit dhe askush nuk mund të ngarkojë me përgjegjësi qeverinë që nuk parashikoi një rënie në bursë. Përgjysmimi i importit të energjisë elektrike prej 16 milionë dollarësh më pak në të ardhurave, por një e dhënë pozitive sa i përket mirë administrimit të burimeve tona të energjisë. Rënia e sasisë së importit të cigareve ishte më e madhe se sa parashikimi ynë kur vendosëm me vetëdije të rrisim akcizën për të dekujaruar, dhe efekti është më pak në raport me parashikimin.

Politika jonë e rritjes së përjashtimeve me qëllim stimulimin e sipërmarrjes përmes heqjes së taksës mbi importin e makinerive, barnat...me një efekt 13 mije dollar...rënie të sasive të importit të fruta perimeve për shkak të rritjes së prodhimit vendas si rezultat i procesit të ndryshimit të modelit tonë ekonomik që stimulon rritjen e ekonomisë prodhuese, edhe kjo ka një efekt të konsiderueshëm në të ardhurat buxhetore, por ka një efekt pozitiv në ekonominë tonë.  Dy muajt e fundit i është shtuar edhe efekti i kursit të këmbimit të euros me lekut.

Duhet gjetur një arsye më e mirë për të luajtur luftash me qeverinë, nuk është detyra ime të gjej se cilat janë arsyet. Kjo e propagandës së shfrenuar shpifëse dhe gënjeshtare për tu treguar shqiptarëve se rënia e të ardhurave nga parashikimi, jo nga fakti konkret se të ardhurat janë rritur ndjeshëm edhe këtë vit, sipas kundërshtarëve tanë se këto para vidhen, është tërësisht e pavërtetë", - tha Rama.

Pjesën e dytë të prezantimit të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, kryeministri e orientoi për t'i dhënë sërish përgjigje akuzave të opozitës sa i përket borxhit publik. Rama e quajti historik faktin që 2016-a nuk do të shënojë një borxh të ri për shqiptarët.

"Rritja e borxhit? A thua se po e mban vetë në kurriz, por pa dyshim nuk mund të prekemi nga të tillë lot krokodili ndërkohë që faktet flasin se borxhi i marrë në këto dy vite është ulur ndjeshëm në raport me atë të 8 viteve që pararendën ardhjen tonë në detyrë Në këto vjet janë marrë borxh 2.8 %  e GDP. Me këtë projekt të vitit 2016 borxhi  ulet me një minimum historik 2.2 % e GDP me çmimet e 2014 kjo do të thotë që ne kemi marrë borxh vetëm 280 milionë euro në vit, 460 milionë në vit që u morën borxh në 8 vitet që e çuan kërcënimin serioz të stabilitetit makro ekonomik të vendit në kulm dhe që krijuan të gjithë mish-mashin fiskal që ne trashëguam.  Përgjysmojmë deficitin primar, për herë të parë mbas vitesh të tjera ne nuk krijojmë borxh të ri për shqiptarët. në vitin 2013 ka qenë - 2 %, pra përveç rritjes së vazhdueshme të borxhit, kostos së interesave çdo vit ishte akumulim i një borxhi të ri për shqiptarët", - u shpreh kreu i qeverisë. 

Rama tha se qeveria rriti pagat dhe pensionet në nivele të pakrahasueshme me atë që bënë të djathtët kur ishin në pushtet.
 
"Vetëm nga kalimi prej taksës së sheshtë të ardhurat neto në rrogë janë mesatarisht 7.5 % si fuqi blerëse, do të thotë një rritje e të ardhurave e barabartë me sa i rritët ju në 4 vite të mbledhura së bashku. Rritjen e famshme të rrogave dhe pensioneve ju e keni pasur 1.5 % në 4 vitet e fundit. Kemi lënë në xhepat e shqiptarëve 7.5 % më shumë para nga të ardhurat e tyre", - tha Rama. 

Majko:Informaliteti, sukses i qeverisë, ministri im i preferuar Cani
Duke u shprehur i vetëdijshëm për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi,deputeti socialist Pandeli Majko ka theksuar se kjo qeveri ka arritur disa suksese. 

“Reforma kundër informalitetit mbetet suksesi kryesor i kësaj qeverie. Ajo po bën një operacion shumë të vështirë, njësoj si të vësh semafor në xhungël. Sado kundërshtar i kësaj qeverie të jesh nuk mund të mohosh faktin se CEZ nuk merr më para nga xhepat e taksapaguesve, por me shpenzimet e saj garanton investime”,-ka thënë Majko. 

Majko ka sqaruar edhe situatën e borxhit të Shqipërisë. “Kolegët thonë se Shqipëria është futur në tregun e eurobondeve dhe ka marrë borxh. Të jemi të qartë, është marrë borxh për të paguar borxhin”, ka sqaruar deputeti socialist. 

“Nuk ka rritje pagash, as rritje pensionesh, siç ne do të dëshironim, por të mos harrojmë se i gjithë rajoni e më gjerë jëtojnë në kohë të vështira”, ka thënë më tej Majko,
 
Socialisti tha se ajo çka ka qënë më e rëndësishmja reformë e kësaj qeverie ka qënë reforma territoriale.

“Reforma më e rëndësishme ajo territoriale, lajm i mirë për të gjithë komunitetet, personeli mbështetës i arsimit fillor parauniversitar të majta apo të djathta janë në varësi të Bashkisë së rë apo Bashkive të reja. E ndjej veten pjese te zgjidhjeve dhe deshtimeve të kësaj qeverie. Nga të gjithë ministrat ai që dua më shumë, që mbështes më shumë, por edhe që kam më shumë inat është Shkëlqim Cani. Po vijne kohë te vështira, ndaj bëji mirë llogaritë dhe për këtë ke gjithë mbështetjen time. Sa i takon revolucionit, në sallëb ku bëri Kongresin Ramiz Alia s'mund të lindin revolucione. 
 


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave