Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar në një konferencë urgjente nga selia e LSI-së, pas vendimit të kryeministrit Rama për të rrëzuar amendamentet e paraqitura nga LSI për studentët. Rama tha më herët në Kuvend se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do të ngelej me çizme në dorë, pasi me ndryshimet në arsim, do t’i hiqej titulli i doktoreshës së Shkencave (LEXO KËTU).
Kryetarja e LSI-së është treguar e ashpër sot me kryeministrin. Kryemadhi thotë se Rama nuk është burrë, dhe se i urren shqiptarët. Ajo paralajmëron se Rama do të largohet si kufomë politike.
"Ty kryeministër nuk do të falin nënat e atyre djemve dhe vajzave që presin t’u plotësosh kërkesash, nuk do të falin ato nëna që mezi e mbajnë gjallë veten me një sanduiç gjithë jetën, nuk do të falin ty Edi Rama dhe ty mazhorancë për këtë masakër që po bëni, për detyrimin që po u bëni të rinjve nga Shqipëria, nuk do t’u falin ata që blejnë libra, sepse paratë shkojnë për të blerë verërat e shtrenjta të Edi Rama. Nuk do t’u falë shpirti i atyre të rinjve se tregove që sot nuk ke shpirt, nuk je burrë, nuk je baba, ti tregove se sot urren shqiptarët. Të gjithë ne po kuptojmë se paske qënë armiku i këtij populli, paske qënë ti që u ke grabitur bukën. Ti nuk paske qënë rilindje e shpresës, por rilindje e fatkeqësisë. Të them diçka si Monikë: do të ikësh si kufomë politike."-tha Kryemadhi.
Më tej, Kryemadhi përmendi edhe emrat e disa biznesmenëve, që sipas saj, marrin nga buxheti i shtetit 46% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
“Mazhoranca si arrrogante nuk mund të pranojë që nga buxheti 46 përqind i oligarkëve t’u hiqen: Vilma Nushit, Shefqet Kastratit, Zaimir Manes, Bashkim Ulajt, Gon Papulit, Pandi Carapullit. Nuk pranon që atyre tu heqë, 0.5% nga milionat e miliardat e taksave qe paguajnë shqiptarët dhe ata i fusin në xhepin e Edi Ramës”, tha Kryemadhi.
Deklarata e plotë e Kryemadhit
Sot në emër të LSI studentet tona, të cilat kanë mandat deputeti përfaqësuan tetë kërkesat e studentëve në Parlament, ku i zbërthyen dhe i kthyen ato në projektligje. Por Mazhoranca, si arrogante që është, si një mazhoranca e kapur nga krimi dhe oligarkët nuk mund të pranojë që nga buxheti 46% i oligarkëve që paguajnë pesë veta, Vilma Nushin, Bashkim Ulajn, Zamir Manen, Shefqet Kastratin, Gon Papulin, Tan Carapulin, nuk pranon tu heq atyre 0.5% nga milionat dhe miliardat e taksave që paguajnë shqiptarët që ata i fusin në xhepin e Edi Ramës, por del dhe trumbeton sikur po i qan zemra për studentët.
Nuk do të falin ty kryeministër shkollëpak dhe injorant. Ty kryeministër që gjithë jetën tënde vetëm kë kopjuar fjalimet e të tjerëve. Ty kryeministër që të gjithë jetën tënde vetëm ke zhgarravitur sepse as vizatim dhe pikturë nuk ke bërë. Nuk do të falin, ndoshta me gojë, por me shpirt dhe me zemër nënat e atyre djemve dhe vajzave që kanë ndenjur gjithë natën, për të të sensibilizuar ty që tiu plotësosh kërkesat më minimale. Nuk do të të falin dhe nuk të japin as bekim dhe as urim, por mallkim. Nënat e atyre djemve dhe vajzave të cilët jetojnë në kushte mizerabiliteti në konviktet e tyre. Nuk do të të falin kurrë ato nëna të cilët fëmijët e tyre mezi e mbajnë gjallë jetën me një sanduiç gjithë ditën, për tu shkolluar dhe për të krijuar një të ardhme të ndritur. Nuk do të falin ty Edi Rama dhe ty maxhorancë që sot përfaqëson rilindjen dhe krimin e organizuar, për këtë masakër që po i bën brezit të ri. Nuk do të të fali historia. Dhe nuk do ju fali të gjithëve historia për 400 mijë të rinj dhe të reja që po i largoni. Nuk do ju falin me atë votë kundër sot këta 20 mijë të rinj, që po shkatërroni jetën e 140 mijë të rinjve. Nuk do ju falin qindra e mijëra të rinj dhe të reja që sot ndoshta nuk janë në protestë, por po punojnë për bukën e gojës që të blejnë librat që duhet ti paguajë Edi Rama. Për librat e studentëve që duhet t`i paguajë buxhetit i shtetit, paratë e tyre i marrin oligarkët për të blerë verë të shtrenjta të Edi Ramës dhe kollaret qindra mijëra euro të tij dhe studentët duhet të shkojnë t`i blejnë, studentët duhet të punojnë që t`i paguajnë ato. Nuk do të falin ty o zotëri nënat, gjyshërit, prindërit dhe baballarët. Nuk do të falë shpirti i këtyre të rinjve që ti sot më shumë se kurrë tregove që je jo vetëm një mashtrues, por edhe një shpirtkeq që nuk je baba, që nuk je burrë, që nuk je djalë. Sot, tregove që urren të rinjtë. Ti sot tregove që urren ata që janë më të zotë se ty. Ti sot tregove që ti urren shqiptarët. Pra, ti sot tregove që përfundimisht unë e para dhe të gjithë të tjerët po kuptojmë që ti je armiku i këtij populli. Armiqtë e këtij populli nuk paskan qenë pushtuesit, po paske qenë ti, pushtuesi i shpirtit dhe i zemrës së njerëzve shqiptarë. Paske qenë ti që u ke grabitur djersën, paske qenë ti që u ke grabitur shkollën, u ke grabitur librat, u ke grabitur bukën. Paske qenë ti që u ke grabitur stilolapsin studentëve të inxhinierisë. Paske qenë ti që ke grabitur fletën e formatit asaj vajzës studente, që tha mamaja ime duhet të punojë katër orë e të djersish në sera që unë të blej një fletë formati. Paske qenë ti mor zotëri, që erdhe si shpëtimtar, që erdhe si një rilindje, po ti nuk paske qenë rilindje e të rinjve shqiptare, ti paske qenë rilindja e fatkeqësisë. Ti paske qenë rilindja e krimit, ti paske qenë rilindja e vrasjes së shpresës.
Dhe tani po të them diçka si Monikë. Kur hyre në politikë je fshehur pas emrit tim si një hije e errët, vazhdon të fshihesh pas emrit tim po prapë si një hije e errët, por do ikësh si kufomë politike, po prapë pas emrit tim si një hije e errët. Dhe po të them, tashmë që u ngritën institucionet e Drejtësisë, që mundohesh ti kapësh, do të ngrihet SPAK-u dhe Byroja e Hetimit, të cilat i pres me padurim të hetojnë aferën tënde të fundit, se nuk është kjo më korruptivja, por ke edhe të tjera. Aferën tënde të fundit se si në xhepin tënd ke future 30 milion euro në një ditë, 18 milion euro të Unazës së Re nën emrin e Bashkim Mulajt, 12 milion euro prapë në emrin e Bashkim Mulajt me OST-në dhe po të them që do të ketë prapë e prapë të tjera dokumente se si ti bën evazion fiskal vetëm në një kompani nafte 60 milion euro, në 6 vjet kryeministër 360 milion euro dhe ja ku i ke ato para, të cilat ti jo vetëm jo vetëm 5% të buxhetit, por dhe 10% të buxhetit ti mund t’ua japësh studentëve shqiptarë.
Dhe po të them dhe një gjë: Mezi po pres që Byroja e Hetimit ta fillojë punën e saj me aferën më të fundit, më kriminale tënden që është Unaza e Re. Pres që lista të fillojë me emrin tënd, me të Damian Gjiknurit dhe të Afrim Qendros.
Fjalën ose llagapin ”kokmadh”, shqiptarët e kanë për ofendim keshtu qe kokmedhenjtë , pra kokgrendat ose kokvalixhet të parët e kësaj, nga turpi e bënë mbiemrin në ”kryemadh” që eshte më pak ofendues. Hahahahahah!
Përgjigjurama do iki e do harroet, po blloku i familjes tende do rroj ne shekuj...
PërgjigjuEdhe Monika Kryemadhi ska buke per darke.
PërgjigjuPo nxjerr helmin e fundit se Po i vjen fundi dhe ajo e di mire Ku do zvarritet bashke me Milonat qe ka vene neper vilat floririn e shkollomet jashte shtetit te femijeve. Dhe Shan ajo Ramen kur vete eshte e lyer ne m....t.
Përgjigjumire Rama , por ti merr hajdutin tend qe me vjen turp qe mban ate post e dezertoni ne shkretire se haku i popullit to ju zere
PërgjigjuKufoma politike qe ke kaluare cdo lloje fjalori qe nxjer goja e njeriut moj buce e terbuare;harrove qe tregetoje kokaine me karrocen e femijeve o kufome e njollosur me krime vjedhje dhe veprime prej ujkonje te terbuuare!
PërgjigjuTy kufome politike qe te qan shpirti per studentet dhe te rinjte, po te vjen rrotull dara dhe zinxhiret e drejtesise, nuk ke ku shkon, ate vilen e Lalzit me cfare lekesh e ke bere o kufome vemje politike, nuk e kupton qe ata studente per kete jane ngritur, do ta shtypin koken ty dhe burrit tend, gjakpiresa
PërgjigjuSa keq qe rinia vete mbrapa kesaj te kortuptuares dhe nuk shohin qe femijet e saj shpezojn rreth 40000 paund ne vit per shkollim ne angli dhe keta idjota student qe ven ne shkoll me lek borxh i ven mbrapa kesaj injorante politike ngrihuni mor per vete dhe familet tuaja qe po ropaten gjith diten ne pun te zez dhe te pa siguruar per 200000 lek ne muaj mos shikoni kliken e tre partive qe jan shkatar te gjitha vuajteve qe po heq populli luftoni dhe fitoni per te miren e fukarenjve dhe mos luftoni pet moniken edin e lulushin
Koken hongeshi o studentet e shpreses se madhe te vitit 90 qe pi dilni te gjith hajna hajdut vrasesa .Nuk na ndigjun veshet nje gje te mire vetem muzerabla rrumpallhona .kur jane bashke han ngjala kur ndahen behen armiq .O MOJ SHQIPERI .E MJERA TI .PER KTO HAJNI .QE NA KJO DEMOKRACI .
PërgjigjuDoktoresha e shkencave me pasuri miliona euro eshte veshur si Sekretare Rinie, me te keput shpirtin.
PërgjigjuIk o buce se ske gojë ti. Rama qelbësirë është ka 1000 gabime, por ti ai palacua jot Meta, SALIU dhe luli nuk ka oqean e det tu laj me atë që i keni bërë këtij populli
PërgjigjuDo ngrihet SPAKU patjeter po ku do futesh ti?Shum keq te vjen per studentet por femijet e tu stjudjojn jasht.Sa paguan per shkollat jasht?Mos kujto se ham bar duro dhe pak shum denoncime do kesh ne shpin prit duro.Do thuash dhe ti fitove lloto?
PërgjigjuPo "Baftjari" i OST duhet te hiqet apo jo.......? ;-)