Rama i tregon Rutte punimet te Piramida e Tiranës: Fasada do të ndërtohet në mënyrë të atillë që do të krijohet harta e Shqipërisë!

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Holandës Mark Rutte vizituan kantierin e Piramidës, ku po ndërtohet qendra e teknologjisë digjitale më e madhe në rajon në bashkëpunim me studion e famshme holandeze MVRDV.

Në hyrje të ndërtesës, e cila po i nënshtrohet projektit transformues, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tregoi lidhur me historikun  e Piramidës ndër vite, e cila do të përshtatë arkitekturën e saj të veçantë me funksionin e ri.

“Ka nisur fillimisht si mazoleum dhe nga mazoleum u shndërrua në një muze. Edi ia ktheu këtë qytetit, për ta pasur si akademinë më të madhe të kodimit në Ballkan, 12-18 vjeç. E kemi nisur institucionin, me qendrën TUMO që është tek stadiumi, tashmë kemi 1000 fëmijë dhe 1000 që janë në listën e pritjes. Me gjasë ne jemi stacioni më i madh i punës i arkitektëve holandezë në Europë, jashtë Holandës kuptohet.” – u shpreh Veliaj.

Ndërsa Kryeministri Rama tha se vitin tjetër Tirana do të jetë kryeqyteti europian i rinisë, me aktivitete të shumta me të rinj nga vende të ndryshme.

“Vitin tjetër, Tirana është kryeqyteti europian i rinisë dhe po përpiqemi që të flasim dhe i kemi thënë dhe ambasadës, të kemi aktivitet kulturore holandeze, me rininë këtu. Do të përpiqemi të organizojmë javën holandeze. Do të kemi aktivitete të ndryshme, muzikë, të gjitha. Fasada do të ndërtohet në mënyrë të atillë që do të krijohet harta e Shqipërisë! Vitin tjetër Tirna do jetë kryeqyteti Europian i Rinisë", tha Rama. 

Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit. Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, ëeb design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re. Ky projekt po realizohet me mbështetjen e “Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan” (AADF).

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ishte ditën e sotme në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rutte tha se Shqipëria ka bërë progresin e duhur për të hapur negociatat dhe mbajtur Konferencën  e Parë Ndërqeveritare para dhjetorit. Sipas tij, BE duhet të tregohet e drejtë me Shqipërinë dhe se Bullgaria nuk mund të mbajë më peng këtë proces për shkak të vetos që i ka vendosur Maqedonisë së Veriut.

 

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatjon: 11/11/2021 13:31

    Cfare sjellje leprirse skandaloze. Zot i madh. Ja dha Edi qytetit, thote. Sikur e kishte te plakut a plakes. Maskarenj.

    Përgjigju
  • Ehhuuu: 11/11/2021 08:38

    Po ky tigri tirones pse nuk vesh jelek te verdh, apo i ben pis kostumin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar