Rutte në Tiranë: Koha të jemi të drejtë me ju, të mbahet konferenca ndërqeveritare me BE! Rama: S'mund të ketë vetëm po ose jo nga BE por ndihmë konkrete (VIDEO)

TIRANË-Holanda, një nga vendet më skeptike për integrimin e Shqipërisë deri pak kohë më parë, sot nga Tirana ka bërë të qartë se vendi ka bërë progresin e duhur për të hapur negociatat dhe mbajtur Konferencën  e Parë Ndërqeveritare para dhjetorit.

Në vizitën e parë të tij në Shqipëri, pas 12 vitesh si kryeministër i Holandës, Mark Rutte tha se ka ardhur  koha që BE të tregohet e drejtë me Shqipërinë dhe se Bullgaria nuk mund të mbajë më peng këtë proces për shkak të vetos që i ka vendosur Maqedonisë së Veriut. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama, ndonëse këtë herë nuk shfaqi kritike për BE, tha se përtej PO-së dhe JO-së për hapjen formale të negociatave, duhet të përfshihen në rajon me ndihma konkrete.

“ Unë besoj se nuk duhet të ketë 'ose po ose jo' për integrimin por ndërmjet duhet të krijojmë hapësira për t'i dhënë më shumë mundësi të rinjve”, tha Rama

Në takim iu dha mbështetje edhe nismës ‘Ballkani i Hapur’, ku kryeministri holandez Rutte tha se kjo nisëm ka shumë element pozitiv brenda duke nisur që krijimi i një tregu të përbashkët dhe krijimin e stabiliteti në rajon përmes bashkëpunimit më të ngushtë të vendeve.

“Ballkani i Hapur është çështje e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mendoj se krijimin i një tregu të përbashkët dhe ka element pozitive që vijnë nga kjo nismë  ndihmon në procesin e zgjerimi”, tha Rute.

Pas vizitës disa orëshe në Tiranë, ku u prit me ceremoni shtetërore nga Edi Rama, Mark Rutte do i drejtohet Shkupit.

Për herë të parë në Qershor 2021 Holanda vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE, si dhe përparimin me reformat. Kujtojmë se Holanda, një prej vendeve më skeptike ndaj integrimit të Shqipërisë në BE, ka ndryshuar krejtësisht qëndrim, pasi kritikoi hapur Bullgarinë për pengesën që po bën ndaj Maqedonisë së Veriut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:31
Rutte: Në Ballkan duhet të udhëheqin politikanë të lartë! Rama shembull i mirë, i respektuar në të gjithë rajonin

 

Duke marrë shkas nga situata në Bosnje Hercegovinë, kryeministri holandez, Mark Rutte theksoi rëndësinë e udhëheqjes nga politikanë të lartë në Ballkan, duke vlerësuar Ramën si shembull i mirë në këtë drejtim. Sipas Rutte, kryeministri shqiptar është i respektuar në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se është aktiv për të bërë atë që duhet në mënyrë për të ruajtur stabilitetin në Rajon.

"Ne jemi në favor të integrimit rajonal sa kohë është i hapur të gjithë dhe unë kuptoj që është i hapur. Ndihmon të punohet drejt hapave të mëtejshëm në bisedimet e anëtarësimit. Unë jam i shqetësuar për Bosnjën pasi duket sikur serbët e Bosnjës në këtë moment po shkelin hapur marrëveshjen e Detonit dhe kushtetutën e Bosnjës. Po punojmë për të mos lejuar që sistemi politikë në atë vendet të ndahet. Kjo thekson rëndësinë e dialogut dhe të udhëheqjes së politikanëve të lartë në Ballkan. Rama është shembull vërtetë i mirë që është i respektuar në të gjithë Rajonin dhe është mjaft aktiv për të bërë atë që duhet që Rajoni të jetë sa më i stabilizuar. Anë negative është një influencë në rritje të Rusisë dhe Kinës dh ene duam që këtu të jetë e pranishme influenca e BE dhe jo ajo rus e dhe kineze nevojën", tha ai.

Ora 13:24
Rama: BE të rrisë rolin në rajon për të shmangur konfliktet që duken se po ndizen! Rutte: Ballkani i Hapur, nismë pozitive që ndihmon në integrimin

Rama tha se me situata që po ndodhin në Ballkanin Perëndimor, prezenca e BE duhet të jetë më e madhe në rajon dhe se Ballkani i Hapur është një nisëm që ndihmon në bashkëpunimin e vendeve të rajonit dhe të krijojë stabilitet.

"Vizita ka një tjetër qëllim që shkon përtej çështjeve që u diskutuan dhe me vazhdimin e rrugëtimit të tij në Shkup, kjo rëndësi del në pah si prezencë dhe e vëmendje së Holandës, ndaj këtij rajonit. Ne e shikojmë Holandën si një ndër vendet për t'u marrë shembull, ku nevoja për të shkuar përpara është shtysë e përditshme, por nga ana tjetër kjo fuqi e Holandës është shumë e rëndësishëm për Ballkanin dhe për këtë arsye vizita e kryeministrit ka këtë rëndësi. Kjo është vizitë në Rajon. Ne kemi folur edhe për Ballkanin e Hapur, sa e nevojshëm është që nismat që nisin nga nevoja për të shtuar bashkëpunimin brenda Rajonit të kenë sukses. Unë nuk do gjeja arsye për ta fajësuar BE për sa ndodh sot sepse procesi i integrimit është i komplikuar pasi BE ka hyrë në nj fazë që ka shumë kompleksitet dhe nuk është i lidhur me ndonjë hezitim për ta konsideruar Ballknain pjesë të hartës së BE në një moment të caktuar. Ajo që shohim në rajon këto ditë që nuk janë shenja të mira as në Bosnjë apo në Malin e ZI as mes Serbisë dhe Kosovës janë një arsye për të shtuar më shumë forcat dhe për të rritur bashkëpunimin. Ballkani i Hapur nuk është një çelës magjik, por është një instrument që i shërben këtij qëllimi”, tha Rama

Nga an tjetër edhe kryeministri holandez, Rutte tha se nisma e Ballkanit të Hapur ndihmon në fuqizimin e tregut të përbashkët të rajonit që do ndihmojë vendet në procesin e zgjerimit.

“Mendoje se ke të drejtë dhe është çështje e vendeve të Ballkanit perëndimor dhe mendoj se për të qenë pjesë e tregut të përbashkët dhe ka element pozitive që vijnë nga kjo nismë dhe ndihmojnë në procesin e zgjerimi”, tha Rute.

Ora 13:23
Tensionet në Ballkan, Rama: Nuk besoj se jemi në prag lufte por këto janë simptoma të rrezikshme

 

I pyetur për tensionet në Bosnje dhe shqetësimet për lufte, Kryeministri Rama tha se nuk beson se do të ketë konflikt por i konsideroi këto situata të rrezikshme.

"Unë besoj që të gjithë në Ballkan, edhe ata që mund të konsiderohen si potencialisht faktor me kapacitet destabilizues e kanë kuptuar që kjo nuk sjell asgjë të mirë as për ata. Lufta në Ballkan nuk është një mësim që e kemi marrë nga librat, por e kemi përjetuar direkt. Ne e kemi parë dhimbjen e luftës. Nuk besoj se jemi në prag të shpërthimit të një konflikti por këto janë simptoma të rrezikshme që duhen marrë me seriozisht. Unë besoj se nuk duhet të ketë 'ose po ose jo' për integrimin por ndërmjet duhet të krijojmë hapësira për t'i dhënë më shumë mundësi të rinjve. Duhet të kenë mundësinë që të mos ikin jashtë në universitetet e Evropës por t'i gjejnë këtu ato", tha Rama.  

Ora 13:19
Rutte: Shqipëria ka arritur progres të madh në 5 vitet e fundit, kjo na shtyu të jepnim 'PO' për negociatat

 

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se Shqipëria ka bërë progres të madh në 5 vitet e fundit dhe se kjo është arsyeja pse vendi ndryshoi qëndrimin duke dhënë 'Po'-në për negociatat.

"Kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë në këto 2 vite në luftën kundër krimit të organizuar. E kemi diskutuar edhe në takimin dypalësh për forcimin e bashkëpunimit. Të gjithëve na duhet të bëjmë shumë punë, por progresi që është arritur në 5 vite e fundit ka qenë aq i madh sa bëri të mundur për ne që të themi "Po". Ne duam që ky Rajon të ketë perspektivën e bashkimit Europian, sepse jemi miq, fqinjë dhe sepse të tjerët jashtë rajonit mund të kenë të tjera qëllime", tha ai.

Ora 13:11
Rama: U desh të fitonte 4 zgjedhje që Rutte të vinte në Tiranë! E falënderoj për kontributin personal për heqjen e vetos bullgare që mban peng integrimin

Kryeministri Edi Ram tha se gjatë takimit me homologun holandez folën për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe rritjen e investimeve holandeze në Tiranë. Në  takim u fol edhe për integrimin, ku Rama tha se Mark ka komunikimin me palën bullgare për zgjidhjen e ngërçit të integrimin para dhjetorit.

“Sot kryeministri është në tiranë, iu desh të fitonte 4 palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri. Është kënaqësi se përveçse është në Tiranë vjen në një moment shumë pozitiv në marrëdhëniet tona mes dy qeverive. Siç e dini Holanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit të mëtejshme për Shqipërinë dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ne kemi një marrëdhënie pune shumë pozitive. Kemi projekte të ndryshme nga Holanda përmes ambasadës së Holandës në Tiranë. Kemi rritje të pranishme së biznesit holandez në Shqipëri dhe kemi një rritje të përvitshme të turistëve nga Holanda. Kemi folur për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe krimit të organizuar dhe progresi i bërë në këtë bashkëpunim do të rrite si pasojë e rritjes së kapaciteteve të vëna në depoziton të këtij bashkëpunimi, ku do të përfitojnë të dy palët. Kemi folur edhe për momentin ku vendet e BE janë gati të nisim formalisht procesin e gjatë të negociatave por duhet zgjidhur ngërçi i krijuar nga veto e Bullgarisë. Unë e falënderoj mikun tim Mark për kontributin personal në komunikimin me palën bullgare drejt zgjidhjes dhe përpara se të mblidhet këshilli evropian në dhjetor’, tha Rama.

Ora 13:11
Rutte: Shpresojmë që Bullgaria të ndryshojë qëndrim, do ishte e drejtë që Shqipëria të hapë negociatat

 

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, nga Tirana ka shprehur edhe një herë qartë se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të hapet sa më parë mes Shqipërisë dhe BE.

"Është e drejtë që për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare të ndryshojë qëndrimi i Bullgarisë. Shpresoj që kjo të ndodhë. Do të ishte e drejtë, ju keni bërë kaq shumë përparime. Natyrisht që shumë keni bërë. Bashkimi Europian dhe Shqipëria duhet të forcojnë marrëdhëniet. Duhet të ketë diçka midis gjatë rrugës që ecim përpara. Jam i lumtur që vendet tona zhvillojnë marrëdhëniet dypalëshe. Ne bashkëpunojmë intensivisht. Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri. Ne vazhdojmë të takohemi. Le të vazhdojmë të punojmë kështu, të takohemi, ta ndërtojmë këtë miqësi dhe ta bëjmë më shumë praktike", tha ai.

Ora 11:32
Mbërrin kryeministri holandez në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Rama

Mbërrin kryeministri i Holandës Mark Rutte, i cili prittë me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama. Për shkak të vonesës pak minutëshe, Rama e ka pritur në trotuar jashtë Kryeministrisë homologun e tij holandez që ndodhet sot për vizitë zyrtare në Tiranë.

1636540161_ramapret.jpg

Momenti kur Rama pret mbërritjen e Rutte në trotuar

 

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/11/2021 02:23

    Kryeministrit tone iu desh nje kohe e gjate qe te mesohet me faktin qe atletet sportive nuk shkojne me kostumet zyrtare serioze;tani duhet te rishikoje masen e pantallonave.Shikoni sa i bukur dhe elegant duket kostumi i hollandezit!

    Përgjigju
  • haha: 10/11/2021 17:21

    Cfare ironie dhe hipokrizie nga te gjitha palet! Kryeministri i hollandes nuk ka gje ne dore fare po fare fare. Per me teper duhet te jesh idiot si popull anetar i BE qe te futesh ne EU nje llum vend si shqiperia. Ku ta kapesh kete vend qe tamam nuk ke ku e kap. Rama te beje sikur po i vjen keq per gabimin e madh te Europes, Europa po i ben sikur nuk ka cben se i ka duart e lidhura. Eh theater .... po tamam theater.

    Përgjigju
    • Florian Demokrati: 10/11/2021 21:47

      A ishte Hollanda e LULZIM BASHES se ishte KUNDER... 2-3 here.... o zagar i Sali Berishes...Tani i erdh VEZA....BE-s ....nga America...e PUNA e qeverise ...EDI RAMA ...qe BE-ja i thote PO....HAPJES NEGOCIATAVE...

  • Hasan Pordha: 10/11/2021 17:01

    Si nuk ju vjen turp cjane keto justifikime deri dje thonit nuk do Holanda tan8 thoni qe ka vene veton Bullgaria per te mos hapur negociatat per antaresimin ne BE te Shqiperise keta nuk bejne gje tjeter vecse cojne ujin ne mullirin e Rusise.

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 10/11/2021 12:13

    I erdhi veza holandes... tani Bulgaria ka stafeten e bllokuesit... kostumi ceremonial ngjan si sllav, vini more burra me kostume popullore nga arvanitasit, labet, veriu, kosova... mburret greku me roje me veshje arvanitase... hynin ne godine kur ja palli dhe hoxha..te kendoje vete mire por e ka ne mp3 e ia con volumin ne maksimum... ndotje akustike I bie

    Përgjigju
  • AltinTop: 10/11/2021 10:51

    Te gjithe na mbeshtesin…por pa plotesuar kushtet as qe behet fjale hapja negociatave. Perderisa nuk ka asnje pergjegjes ne politike qe e katandisen per 30 vite Shqiperine keshtu…harrojeni BE-ne.

    Përgjigju
  • Eri: 10/11/2021 09:43

    Hollanda ja ka vene syrin ndonje aseti ne Shqiperi per te hapur rruge ne BE.

    Përgjigju
  • Turi: 10/11/2021 08:25

    Po ashtu eshte Hollanda faktikisht e ka me qejf te madh integrimin e Shqiperise ne BE , pse ja futni kot pa lidhje nuk mund te kete Europe per nje vend ku korrupsioni dhe padrejteaia mbizoterojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar