Rama ia thotë në sy Zelenskyt: Ukraina s’e njeh si shtet i pavarur, por Kosova ka mbështetur të gjitha sanksionet kundër Rusisë

UKRAINË- Vizitën e tij zyrtare në Kiev, kryeministri Edi Rama e ka shfytëzuar për t’i bërë thirrje liderëve të Ukrainës që të njohin Kosovën si një shtet i pavarur. Presidentit ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe homologut të tij,  Denys Shmyhal, Rama ua kërkoi në sy që të njohin Kosovën, pasi e meriton.

Për të argumentuar qëndrimin e tij, Rama tha se pavarësisht se Ukraina nuk e njeh zyrtarisht, Kosova ka marrë të gjitha sanksionet e nevojshme kundër Rusisë, njësoj sot ë gjitha vendet e tjera të Europës.

“Ballkani Perëndimor ka 5 vendeve në Kombet e Bashkuara, të gjitha ato janë rreshtuar krah Ukrainës, pavarësisht historisë së ndryshme, pavarësisht kontekstit të ndryshëm, pavarësisht marrëdhënieve të ndryshme me Rusinë sepse është krejt ndryshe se si e shohim botën përkundrejt Rusisë në qoftë se merrni për shembull Shqipërinë dhe Serbinë apo Malin e Zi dhe Bosnjën. Por të gjitha janë në mbështetje. Por ka edhe një vend të gjashtë, që Ukraina nuk e ka njohur. Kosova, e cila pavarësisht kësaj po bën saktësisht të njëjtën gjë që po bëjmë të gjithë me mbështetjen e plotë. Do të thotë që këtu jemi në një linjë të mirëpërkufizuar të çka jemi e çka përfaqësojmë ne. Është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha Rama.

Të njëjtin mesazh ia përcolli edhe homologut të tij,  Denys Shmyhal, duke theksuar se Kosova është rreshtuar në mbështetje të Ukrainës duke dëshmuar se nuk ka mbetur peng i së shkuarës, referuar sjelljes së Kievit kur Kosova ishte nën sulm.

“Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën e thash edhe gjatë konferencës së shtypit, me thash edhe publikisht që ju të konsideroni njohjen pasi ato njerëz e meritojnë e ata realisht dëshmuan diçka të jashtëzakonshme sepse nuk mbeten pengesë  e së shkuarës sesi Ukraina u sill aso kohe kur Kosova sulmohej”, shtoi kreu i qeverisë.

Ukraina është mes shteteve që nuk e njohin Kosovën, përfshirë Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën nga vendet e Bashkimit të Europian. Me këto mesazhe, kreu i qeverisë shqiptare mbylli vizitën e tij gati 1 ditore në Ukrainë. Ai ishte së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ku mes të tjerave dhanë lajmin se vendet e 3 Ballkanit Perëndimor do të rindërtojnë një bllok banesash në Irpin, një nga qytetet më të prekura nga lufta, me shpresën se do t’i bashkohet dhe Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, e Kosova.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:44
Rama kryeministrit të Ukrainës: Njihni Kosovën, e meriton! Dëshmoi që nuk ka mbetur peng e sëshkuarës

 

Kryeministri Edi Rama ia ka thënë edhe homologut të tij ukrainas Denys Shmyhal, se Ukraina duhet ta njohë Kosovën, pasi e meriton. Rama theksoi se Kosova është rreshtuar në mbështetje të Ukrainës dhe kështu dëshmoi se nuk ka mbetur peng i sëshkuarës.

““Jemi të nderuar që jemi ftuar këtu dhe që na është dhënë mundësia për të dhënë kontribut ë vogël në mbështetjen tuaj duke bërë gjithçka që mundeshim që prej ditës së parë të kësaj lufte të tmerrshëm dhe deri më tani sot kur jemi këtu për të mbështetur në mënyrë të zëshme Ukrainën në kërkesën saj për të marrë statusin e vendit kandidat. Kemi ardhur këtu si tre vende anëtare të NATO-s nga Ballkani dhe jemi të kënaqur të shohim se pesë vendet anëtare të Ballkanit që janë anëtare e Kombeve të Bashkuara kanë qëndruar krah jush dhe krah botës demokratike në tri votimet  e bëra dhe kjo vlen edhe për Serbinë që ka marrëdhënie të veçanta me Rusinë, gjithashtu edhe për Shqipërinë e cila ka pasur marrëdhëniet në nivelin më të vogël të mundshëm, pavarur marr historike por s’kemi pasur asnjë ndjesi të keqe derisa filloi lufta. Duke vazhduar me malin e zi që është i rreshtuar me aleancën euro atlantike. Do jemi të kënaqur të bashkohemi më përpjekjet tua për të rindërtuar këtu qytete. Por po kështu do doja t’iu kujtoja që ka një vend tjetër në Ballkan, janë gjashtë vende Kosova që prej ditës së parë është rreshtuar krah Ukrainës. Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën e thash edhe gjatë konferencës së shtypit, me thash edhe publikisht që ju të konsideroni njohjen pasi ato njerëz e meritojnë e ata realisht dëshmuan diçka të jashtëzakonshme sepse nuk mbeten pengesë  e sëshkuarës sesi Ukraina u sill aso kohe kur Kosova sulmohej. Por qëndruan për atë ç’ka besonin për Ukrainë. Kjo do ishte mirë që Ukraina ta konsideronte e të përçonte mesazhin e duhur në emër të komunitet të ri europian që duam të ndërtojmë", tha Rama. 

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase