Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka hedhur akuza ndaj kryedemokratit Sali Berisha, për të cilin thotë se nenin e dorëheqjes kur humbet zgjedhjet e përgjithshme, e përdor vetëm për të hequr qafe ata që do ai dhe për të shpëtuar veten nga përgjegjësia.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spaho thotë se Berisha di vetëm të justifikohet kur humbet zgjedhjet duke thënë ‘na i vodhën zgjedhjet’.
Në postimin e tij ai shkruan më tej se ‘vjedhja e zgjedhjeve’ justifikon paaftësinë, sharlatanizmin dhe konsensusin PD-PS për të ruajtur statuskuonë, që sipas ish-deputetit, është kumbi i imoralitetit politik.
Spaho gjithashtu ka ironizuar edhe një deklaratë të sotme të Berishës, i cili tha se ‘në 22 mars i japim përgjigjen përfundimtare Ramës’. Me ironi Spaho tha se pas datës 22 mars, Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër.
Postimi i Edmond Spahos:
Nenin e doreheqjes kur humbet zgjedhjet e pergjithshme, e veme per te hequr qafe ndonjerin dhe e heqim kur duam te shpetojme vehten nga mbajtja e pergjegjesise.
Dime vetem nje kenge, na i vodhen zgjedhjet.
Edhe ai para ketij, kete thoshte, por e hoqem me ceremoni
Sot "vjedhja e zgjedhjeve" justifikon paaftesine, sharlatanizmin dhe konsensusin PD - PS per te ruajtur statukuone.
Ky eshte kulmi i imoralitetit ne politike.
Vetem kaq mjafton per ta humbur pergjithmone besimim tek antaresia dhe votuesit.
Komente












