Kryeministri Edi Rama ka inspektuar disa zona në qytetin e Shkodrës, ku parashikohet që të ketë investime të reja. Kreu i qeverisë paralajmëron një treg modern, ndërsa parashikohet edhe një konvikt me kushte europiane për të gjithë nxënësit që zgjedhin të studiojnë në shkollat profesionale të Shkodrës.
Krah kryebashkiakut Benet Beci, Rama inspektoi disa zona në Shkodër, ndërsa thotë se ky qytet do ketë gjithë mbështetjen e qeverisë për të ecur para. PS fitoi për herë të parë Shkodrën, ndërsa Rama thekson se tashmë duhet të bëjnë punën që nuk është bërë për 30 vite nga qeverisja demokrate.
“Koha për një treg modern turistik për Shkodrën dhe një konvikt europian për nxënësit e shkollave profesionale… Forca Benet se duhet të bëjmë ça su bë 30 vjet dhe qeveria s’ka nga lun pa t’nimu me t’tan forcën. Se Shkodrën po s’e bame ne siç e ka meritu kaher, kush tjetër harroje se e ban sa jena gjallë”, shkruan Rama.
Tregu i ri i qytetit të Shkodrës, synon të rehabiltojë zonën, lehtësojë hapësirat publike dhe të ofrojë kushte më të mira për tregëtarët dhe qytetarët.
Pasi mblodhi një ditë më parë kryetarët e bashkive dhe kabinetin qeveritar, ditën e dytë të vizitës në Shkodër kryeministri Edi Rama e rezervoi për strukturat e partisë. Me këta të fundit, ndryshe nga ai me kryebashkiakët, takimet dukeshin më miqësore dhe plotësisht të hapura edhe për publikun.
Në një prej bareve të qytetit të Shkodrës, kreu I qeverisë u pa shoqëruar nga kryetari I bashkisë Benet Beci, deputetët e qarkut Agron Çela, Edona Bilali dhe Frrok Gjini, si dhe e deleguara politike Elisa Spiropali. Foksi i këtyre takime është rienergjizimi i partisë, siç ka deklaruar edhe më herët se vetë ai do të jetë i pranishëm në terren.
Pas përfundimit të mbledhjes së organizatave të Partisë Socialiste në Shkodër, kryeministri Edi Rama së bashku kryebashkiakun Benet Beci, deputetët e qarkut Agron Çela, Edona Bilali, Frrok Gjini si dhe e deleguara politike Elisa Spiropali janë ulur në një nga kafenetë në zonën e “Xhabijeve”.
Ajo zonë, ku dhe Rama kreu një inspektim të shpejtë, është përfshirë në investimin për rikualifikimin e fasadave
Në ditën e dytë të qëndrimit në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka nisur takimet me organizatat socialiste.
Të pranishëm janë edhe deputetët e qarkut Agron Çela, Edona Bilali, Frrok Gjini si dhe e deleguara politike Elisa Spiropali.
Mësohet se në fokus të diskutimeve është rienergjizimi i partisë.
Shkodra është qarku surprizë pasi numëron në shkallë vendi, numrin më të lartë të anëtarësimeve.
Po pse ?!?!?! Shamë dhe vramë që 1913 çdo njeri të ditur të këtij vendi. Sham dhe i pëbuzëm ato, ndërsa këtë të fundit e sakatuam dhe ja çam fëtyrën. Turp për ne dhe jo për kënd tjetër. Ai i parafundit desh të na vriste e të na bombardonte me avionë luftarak, kë, popullin e tij. O vëllezër e motra të mundohemi të gjejmë pak dinjitet dhe vlerësim për të tjerët.
PërgjigjuMa n fun do bash nji vrim në ujt
PërgjigjuTash pas 60 vitesh ende punet i ban vec "Ne" "Partia", gerthet me imitimin e tij dallkauku i radhes i trashegimise korruptive enveriste.
PërgjigjuTi do e besh o xhigand ti dhe Bajrat plus elisa doganave. Mos harro merr edhe gazhelin per shpelarje
Përgjigju