Rama inspekton Automotoparkun në Elbasan: Të jetë gati në 2027

Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të Automotoparkut në Elbasan, shprehu ambicien që gara e parë e cirkuitit “Formula Uno”, të jetë gati në 2027. Ai kërkoi intensitet të punimeve, por edhe kujdes nga ana estetike, si një vend që do të presë dhjetëra e mijëra spektatorë.

Nga Elbasani, ku vijojnë punimet për Automotoparkun, kryeministri Edi Rama tha se ky projekt duhet të përfundojë deri në vitin 2026, në mënyrë që gara e parë të mund të zhvillohet një vit më vonë.

“Duhet me pas parasysh, circuiti Formula Uno, që nëse ne do ta kemi gati në 2027 për garën e parë, duhet që ne nga ana jonë ta shohim jo vetëm nga pikëpamja teknike që ka vetë circuiti, por edhe e peizazhit sepse është promovim shumë i madh për Shqipërinë dhe duhet të bëjmë një projekt edhe për të gjitha sistemimet rreth e rrotull që janë pjesë e imazhit të kamerave. Edhe për shtëpitë rreth e rrotull, peizazhin për kodrat, për mbjellje pemësh, për konsolidim të imazhit të fasadave për të krijuar një pamje që të jetë një –pamje e një vendi tërheqës.”, tha Rama.

Kreu i qeverisë kërkoi që t’i kushtohet vëmendje maksimale edhe peizazhit përreth Automotoparkut që të kenë standarde të larta estetike.

“Duke pas parasysh që ajo sjellë 50 mijë deri në 100 mijë njerëz që vijnë e ndjekin si spektatorë, duhet patur parasysh që të gjithë segmentet të jenë me standarde estetike të larta dhe duhet punuar paralelisht për këto. Paraprakisht do bëjmë edhe gara të Formula 2 që bëjnë kolaudimin dhe pastaj 2027-2028 duhet të jetë momenti. Duhet të ecim shumë fort që në 2026 të mbarojë ky projekt”, shtoi kryeminsitri.

Pista e cirkuitit të parë shqiptar do të jetë 5,3 km e gjatë me një sipërfaqe prej mbi 500 mijë m2 përbri lumit Shkumbin, në zonën e Krastës së Elbasanit.

Po ashtu, automotoparku do të ketë edhe muzeun RETRO, akademi motosporti dhe akademi të edukimit mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë jashtë rruge dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra-të-lehta.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mentori: 02/03/2024 19:46

    Si Mao vishet,tamam!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona