TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit.
Aktualisht në rezidencat e rikonstruktuara janë akomoduar plot 570 studentë, ndërsa deri në përfundimin e rikonstruktimit të plotë të katër rezidencave pritet që të akomodohen 1080 studentë.
Gjatë vizitës së tij, Rama ka parë nga afër të gjitha ambientet ku janë strehuar studentët, nisur nga kuzhina e përbashkët, deri tek tualetet.
“Kjo do të jetë pararoja e standarteve të transformimit. Do të vendosen standarte dinjitoze,”-tha Rama gjatë inspektimit.
Kërkesa e parë nga tetë të kërkuara nga studentët gjatë protestës së tyre ishte edhe rritja e buxhetit në 5% e GDB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për cdo nivel studimi, përmirësim e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte).
Për të mësuar të gjitha kërkesat e studentëve dhe propozimet e kryeministrit Rama (LEXO KËTU)