VLORË- Për të konkurruar me plazhet e Spanjës, po punohet në Lungomare 3, vijimi i projektit të nisur në Vlorë nga Tuneli i ujit të Ftohtë deri në Radhimë dhe Orikum.
Kryeministri Edi Rama inspektoi kantierin e ri të punimeve ku tha se potenciale i kësaj vije bregdetare është i jashtëzakonshëm.
"Spektakël i paparë. Do ta bëjë këtë zonë si ato më të popullura si në Spanjë e Greqi. Ka potencial të jashtëzakonshëm. Do të mbledhë të gjithë dynjanë...", tha Rama.
Këshilla pati edhe për kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha, para se të nisë sezoni i ri turistik.
"Duhen hequr të gjitha mbarë, gardhe, tela.. gjithçka nga tuneli e deri kur mbaron. asnjë papastërti që të kap syri gjithçka", u shpreh Rama.
Pas inspektimit Kryeministri Edi Rama e kaloi pa koment pyetjen e gazetarëve për hetimin e ish kryeministrit Sali Berisha dhe arrestimin e dhëndrit të tij. Rama pati edhe batuta me gazetarët sa i takon projektit për Lungomaren.
S’më ndahet Vlora mua. Vazhdojnë punët. Do ta çojmë Lungomaren deri në fund të botës. Dmth një vlonjat kur të niset po të dojë mund të shkojë deri në fund të botës.
Ku ka shtëpi pa problematika, çdo shtëpi ka problematika, po rëndësi ka që të fuqizohemi e t’i zgjidhim.
Vendimet e fundit të SPAK? Ik tani mirupafshim.
Pjesa e tretë të Lungomares pritet të përfundojnë në prill të 2024-ës, ndërsa projekti kap vlerën e 15 milionë euro me bashkëfinancim të qeverisë saudite.
Dhërmiu është ndalesa e radhës e kryeministrit Rama gjatë inspektimit të sotëm në terren.
Aktualisht dhe në vijim, në të gjithë bregdetin e kësaj zone do të ndërmerren masa të domosdoshme për parapërgatitjen e sezonit të ardhshëm turistik, duke filluar nga sistemimi e pastrimi i hapësirave për të ruajtur estetikën e vijës së bregdetit, në mënyrë që të jetë destinacioni i padiskutueshëm i pushuesve në një tjetër vit të suksesshëm për industrinë e turizmit në vend.
“Praktikisht sado që është ndërtuar, prapë është i gjithi brezi në rikualifikim. Ne mund të bëjmë një projekt rikualifikimi të ndarjes së hapësirave private me gjithë pjesën publike. Mund të konceptojmë 2-3 modele që të jenë të harmonizuara dhe nëpërmjet bashkisë ju jepet pronarëve që t’i ribëjnë me 2-3 modele që janë të miratuara.”- u shpreh Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, gjatë inspektimit.
Ndërsa, Kryeministri Rama theksoi se në sezonin e ardhshëm turistik gjithçka duhet të jetë e kompletuar nga pikëpamja e infrastrukturës.
Kryemistri Edi Rama ishte sot në Vlorë për të inspektuar punimet e Lungomares 3.
Rama bëri dhe një batutë me gazetarët për vlonjatët
Pjesa e tretë të Lungomares wshtw nga Tuneli i Ujit të Ftohtë në Vlorë e deri në Orikum. Punimet pritet të përfundojnë në prill të 2024-ës, ndërsa projekti kap vlerën e 15 milionë euro me bashkëfinancim të qeverisë saudite.
"S’më ndahet Vlora mua. Vazhdojnë punët. Do ta çojmë Lungomaren deri në fund të botës. Dmth një vlonjat kur të niset po të dojë mund të shkojë deri në fund të botës" tha Rama.
Rama kërkoi që projekti të mbyllet para pranverës 2024.
ai lokali aty duhet te shembet ,,,,si e lejove ATE NDERTIM NE BUZE TE DETIT O EDI RAMA....TI JE I NJOHUR PER SHKATERRIMIN E KETYRE SHEMTIRAVE...
PërgjigjuKeni punuar me ritme shume te mira
PërgjigjuKjo do jete supervepra tjeter e Rames
PërgjigjuE vetmja qeveri qe po punon per te ardhmen e ketij vendi
PërgjigjuDo kete me shume turiste dhe rritje ekonomie
PërgjigjuViti i ardhshem do te jete nje tjeter sukses per shqiperine ne sektorin e turizmit
Përgjigju