Rama inspekton shkollat 'Vaçe Zela' e 'Kristo Frashëri' në Tiranë: Arsimi parauniversitar në një fazë të re! Në shkolla do ketë parcela bujqësore, fëmijët të kenë kontakt me tokën

Më shumë se 1350 fëmijë të Njësisë 9 dhe Njësisë 11 në Tiranë tashmë do të kenë mundësinë të mësojnë në ambientet e reja të shkollës 9-vjeçare “Vaçe Zela” dhe gjimnazi “Kristo Frashëri".

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Fabrizio Buçi dhe projektuesi i njohur Italian, Stefano Boeri inspektoi këto ambiente, teksa foli edhe për disa ndryshime në arsimin parauniversitar.

Rama tha se nga viti i ardhshëm, në shkolla do të ketë programe sportive, që do kryhen në bashkëpunim me komitetin olimpik, teksa theksoi se do të ketë edhe parcela bujqësore, për t'i dhënë mundësi fëmijëve të kenë kontakt me tokën.

"Sot është një ditë shumë e bukur për arsimin në Tiranë sepse ky kompleks që ka qenë një nga arsyet për tallje dhe sulme kritike, duke na thënë se këto janë manipulime kompjuterike, 3D , fantazira, është këtu një realitet edhe më i bukur se ai që ishte në projekt. Sfida është që të shkojmë më tutje për t'i transformuar këto hapësira që krijojnë mundësi të reja për nxënësit dhe mësuesit si një komunitet më vete që ka nevojë të ndërveprojë edhe jashtë mësimdhënie. Ne po hymë në një fazë të re me arsimin parauniversitar për të mbushur cilësisht kohën mes orëve të mësimit dhe shtëpisë që është kohë që nga mënyra si shfrytëzohet mund të krijojë probleme, ose të fuqizojë ta ardhmen e fëmijëve dhe shoqërisë duke i dhënë atyre mjete të reja për ta transformuar kohën në dije, investim shpirtëror për mes aktiviteteve. Nga viti i ardhshëm, do fusim programin e arteve dhe zejeve  për të formësuar rrethet e tyre artistike, të artit, muzikës, pikturës apo punës me dorë, gjë që do e bëjmë n y nivele, një që do jetë niveli i përgjithshëm dhe niveli tjetër që do jetë më i sofistikuar për ata që janë më të talentuar. Projekti tjetër është ai që ka të bëjë me teknologjinë. Po punojmë për sistem të ri teknologjik. Nuk mjaftojnë laboratorët, duhet t'i furnizojmë ata me kompjuterë. Në shumë shkolla mësimi i informatikës bëhet nga mësues të lëndëve të tjera, jo të diplomuar në informatikë, këtë ne duam ta ndryshojmë. Projekti tjetër është ai i sportit. Nga vii ardhshëm, në bashkëpunim me komitetin olimpik shqiptar do organizojmë lëvizjen sportive në shkolla duke i dhënë mundësi vajzave e djemve që kanë dëshirë të organizohen në këtë lëvizje të organizojnë skuadrat e tyre, më pas çdo shkollë të ketë skuadrat e veta dhe pastaj çdo bashki të ketë kampionatin e vet dhe pastaj të ketë dhe kampionate kombëtare. Brenda këtij mandati do kemi ndryshime të rëndësishme. Gjithë këto hapësira rreth e rrotull dhe brenda mureve të brendshëm të këtij kompleksi nuk mund të jenë thjesht hapësira me bar. Një pjesë e tyre hapësirë për kultivimin e perimeve apo dhënien mundësi të nxënësve të kenë dijeni fillestare për tokën, për vlerat e saj dhe të krijojnë edhe modestish sipërmarrjen bujqësore të shkollës me ato produkte që do të nxjerrin nga shkolla , jo për të bërë biznes por për të mësuar. Do të ishte një laborator natyror fantastik dhe përveç jetesës së fëmijëve me mrrokllat në duar të kenë edhe kontakt me tokën", tha Rama.

Veliaj u shpreh  se ky projekt është pjesë e programit të 17 shkollave të reja.

“Kemi 17 shkolla të këtij projekti, në partneritet 50 me 50 qeveri-bashki, ndërkohë më vjen mirë të përmend se kemi hapur 14 shkolla në Tiranë, falë projektit të rindërtimit pas tërmetit. Me e bukura që sapo hapëm është “Lasgush Poradeci” në Kombinat. Kam përshtypjen se 2021, me gjithë problematikat e Covid-it, do të hyjë në librin Guinnes në qytetin e Tiranës si viti kur u hapën më shumë shkolla në një dorë të vetme në 101 vitet e Tiranës kryeqytet”, tha Veliaj.

 

Inspektimi i shkollave nga Edi Rama 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/12/2021 04:40

    Ne kohen e Enverit,ne kishim ne 8-vjecare,oren e punes prodhuese.Me kujtohet kur kemi shkuar nje here ne Selite dhe kemi mbjelle bamje.Kishim dhe oren e punes me dru e punes me metal.Ketej ku jetojme tani,shkollat e praktikojne bujqesine,sipas mundesise.Ne nje shkolle qe e kam shume afer shtepise,kane mbjellur pjeshke,domate dhe disa vogelsira te tjera,si dhe lule.Frutat dhe perimet e perfituara perdoren nga menca e shkolles,pasi nje pjese e ushqimeve i pergatisin aty.

    Përgjigju
  • Jack: 16/12/2021 22:09

    Po ca beni, ku e keni pare qe ne shkolla mbillet laker, presh domate?! Fusni dhe tre lope, dy dhen, tre dhi kater pula ...Keto jane budallalleqe, kush jau meson keto mor jahu

    Përgjigju
  • Xxx: 16/12/2021 18:41

    Z.Rama,komlimente per idete tuaja!Por kjo nuk ndodh me stafin qe ju keni vene ne krye te arsimit ne Vlore.Z.Alma Bakiu nuk e shfaq kete lloj performance qe ju keni.Asnje lloj fantazie dhe ndershmerie nuk evidentohet ne punen e saj

    Përgjigju
  • Beni: 16/12/2021 16:18

    Ju lutemi o shqiptare keni kujde se organizata kriminale qe ka kapur shtetin eshte ne proces te zhvatjes se prones se paluajtshme publike por edhe private,ne forme bujqesore,pemtari, ullishte apo kullote. Kjo eshte nje nga vjedhjet me te renda nga 1946 pasi synon kalimin e prones ne duart e trafikanteve dhe krimineleve te llojit Mane,Doshi, Laze apo Luca!!!

    Përgjigju
    • A. N.: 16/12/2021 17:57

      Nuk ka ngelur me toke bujqesore ne kryeqytet sepse e kane betonizuar komplet. :)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Minuta Zero/ Prodani: Spalleti duhet të dorëhiqej, nuk dha asnjë ide! Marko: Gjermanët më duken më të motivuarit, anglezët të vakët

Minuta Zero/ Prodani: Spalleti duhet të dorëhiqej, nuk dha asnjë ide! Marko: Gjermanët më duken më të motivuarit, anglezët të vakët