“Autorët e kësaj masakre janë të vetëdijshëm për interesa të mirëfillta klienteliste dhe të errëta”, tha Rama, ndërsa shtoi se “ajo që po ndodh është e gjitha pjesë e një vizioni që po cenon të gjithë zonën e mbrojtur” te Liqeni.
Sipas tij, zgjerimi i Rrugës së Elbasanit “po përdoret si alibi për t’i hapur rrugën pushtetit të sotëm të Kryeministrit. Projekti është vënë në rrugën e realizimit pa përfunduar procedurat ligjore, pa marrë parasysh dëmin e pallogaritshëm që i bën jo vetëm sot por edhe nesër parkut kombëtar si një virus që rrezikon të përhapet më tej në park, duke e dëmtuar dhe ngushtuar këtë hapësirë kaq jetike për kryeqytetin”.
Gjatë konferencës për shtyp, Rama foli edhe prerjen e lisit 250-vjeçar te Galeria e Arteve, gjë që e cilësoi si “shprehje shembullore e një vizioni barbar që po kërcënon Tiranën dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Tiranës.
Rama foli për një kryeqytet që ka humbur lidhjen me trashëgiminë kulturore. “Sot Tirana nuk e ka më sheshin e vet historik”, theksoi kryesocialisti.
(im/shqiptarja.com)