ROME- Pyetjes se përse u kërkon sipërmarrësve italinë që të investojnë Në Shqipëri, kryeministri Edi Edi Rama është përgjigjur shkurt dhe saktë: “Sepse jemi të pasur, të rinj e të bukur”. Ai ndodhet për një vizitë në Milano të Italisë, për të bindur ndërmarrjet e vogla e të mëdha italiane për të investuar në Shqipëri.
Ndërkohë në një intervistë për gazetën italiane La Republica, Kryeministri Rama shprehet optimist për thithjen e investimeve italiane, pasi Shqipëria ofron mundësi të mëdha për bizneset. Ai thekson se në Shqipëri ka shumë kompani apo investitorë italianë që kanë nisur investimet që nga ndryshimet demokratike në vendin tonë, por i cilëson ato të pamjaftueshme.
“Ne jemi duke punuar edhe me vendet e tjera, por qëllimi ynë është Italia, për shkak të afërsisë gjeografike dhe lidhjeve të ngushta mes dy vendeve”, shprehet Kryeministri shqiptar. Sipas tij, interesimin më të madh e kanë treguar kompanitë që operojnë në fushën e hidro-energjisë, pasi Shqipëria është vendi më i pasur me ujë në Europë pas Norvegjisë. Një tjetër fushë me interes, sipas kreut të qeverisë shqiptare, është turizmi, duke vlerësuar në këtë aspekt mundësitë që ofron bregdeti shqiptar.
Po kështu bujqësia e infrastruktura vlerësohen si fusha me interes për investitorët italianë. “Bujqësia jonë është e pazhvilluar, por me pasuri të mëdha për t’u shfrytëzuar. Kemi dhe një bregdet të mrekullueshëm, por ende të pazhvilluar”, thekson Rama. I pyetur mbi hapat që do të ndjekë Shqipëria për t’u afruar me BE, Rama thekson se “ne do të shkojmë përpara me agjendën tonë të reformave, luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, korrupsionit, reforma administrative dhe reformat strukturore të nevojshme për hyrjen në BE”. Korrupsionin, Kryeministri Rama e cilëson si burimin e fenomeneve negative.
Shkrimi u publikua sot (01.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com