Rama ironizoi 'bardhezi' Berishën dhe Bashën, deputeti demokrat: Politika e kukullave, tendencë fshehje nga realiteti
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me videomontazhin që kryeministri Edi Rama postoi sot në rrjetin social “Instagram”, ku ironizohet marrëdhënia e ngushtë e ish-kryeministrit Sali Berisha me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu i kundërvihet kreut të ekzekutivit duke i thënë që të bëhet serioz dhe të heqë dorë nga shfaqjet qesharake. Deputeti demokrat i bën thirrje që të prezantojë një strategji, qoftë dhe të vetme, si dhe t’i përgjigjet me seriozitet e përgjegjësi kritikave dhe alternativave.
Shehu e konsideron politikën e “kukullave” si një tendencë për t'u fshehur nga realiteti dhe gabim të rëndë të kryeministrit, që nuk bën asgjë tjetër përveçse “trondit në themel interesat më të rëndësishme të vendit e kombit”.
Politika e “kukullave” e Kryeministrit shpreh shterpësi argumentash e tendencë fshehje nga realiteti, si struci!
Z. Kryeminister, politika dhe ballafaqimi në atë nuk bëhen me video qesharake si kjo e sotmja, që në vazhdim po publikoni.
Në asnjë shoqëri të civilizuar nuk kam konstatuar një fenomen të tillë, jo vetëm jo etik ky, por dhe që transmeton mungesë të plotë në ide e vizione reale.
Bëhuni serioz Z.Kryeminister, lërini shfaqjet qesharake, prezantoni qoftë dhe një strategji të vetme, përgjigjuni me seriozitet e përgjegjësi kritikave e alternativave!
Në fakt edhe kur tentoni ta bëni këtë vecse gaboni rëndë, shumë rëndë, aq rëndë sa trondisni që në themel edhe interesat më të rëndësishme të vendit e kombit.
Tritan Shehu, Deputet i Partisë Demokratike
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.1%
-
I keq
21.5%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 950
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Edison Ypi: Spiun dhe Bariton
25 Dhjetor, 21:10
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor, 19:46
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53