Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të premte sërish një video në rrjetin social “Instragram”, ku ironizohet raporti i ngushtë i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Nën ngjyrat bardhë e zi dhe nën kuadrin e filmave klasikë, roli i animuar i Berishës dhe Bashës nuk ndryshon. Fytyra e kreut të PD-së shihet i vendosur në trupin e një gruaje, ndërsa ajo e paraardhësit të tij në trupin e një mashkulli.
Sikurse edhe në videot e publikuara më parë nga Rama, Berisha dhe Basha shfaqen në një raport “të afërt” me njëri-tjetrin. Kryeministri, si në të pakëtat raste, e shoqëron këtë video vetëm më frazën “Fundjavë të gëzuar!”
Bukur!!!
Përgjigju