Rama ironizon Bashën: Çadra simbol dashurie për mua, qëllimi yt është një copë nga qeveria (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama thotë se qëllimi i vërtetë i protestave të opozitës është që Lulzim Basha të takohet me të, dhe që Partia Demokratike të hyjë në qeveri.

Në takimin e ciklit  “Bashkia që duam”, i ngacmuar nga qytetarët e Rrëshenit, Rama tha se qëllimi i protestave të Bashës është të hyjë në qeveri me Ramën.

Qytetari: Mos na e sill më Ndrecën kandidat se duam të fitojmë dhe ne të djathtë...

Rama: Ju e keni mirë se për punë na keni neve, për rrumpallë keni partinë tuaj. Luli ishte në Krujë dhe u betua atje për Sari Salltikun se nuk do të më takojë më mua. Aq shumë do të më takojë saqë betohet për të kundërtën, ndryshe nuk i duhej të betohej.  Ai po mbledh njerëzit të më thotë mua që shih sa njerëz kam unë, eja më tako e më fut ne qeveri se vdiqa.

Nga Rrësheni, kryeministri Rama tha se bashkitë mandatin tjetër do të jenë të fokusuara në investimet rurale pas rilindjes urbane.

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë