Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën e cila pretendon se shembja e rrugës Librazhd-Pogradec, dëmtimi i bypassit të ri që është pjesë e Korridorit VIII, si dhe çarja e një sërë segmentesh të tjera në vend, janë pasojë e korrupsionit qeveritar, që shoqërohet me punime të cilësisë së ulët nga kompanitë kontraktore.
Përmes një videoje, që sipas kryeministrit Rama vjen nga Portugalia dhe ku duket një rrugë totalisht e shkatërruar, kreu i ekzekutivit thotë se "si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit".
Numri një i qeverisë ironizon edhe analizat e ndryshme të bëra në studiot televizive, jo vetëm nga ekspertë të fushës por edhe njerëz që nuk janë kompetentë për të zbardhur shkaqet e dëmtmit të rrugëve në juglindje. "Nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar."
Postimi i plotë i Edi Ramës:
Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!
Komente










Ra ky shi dhe na iku hekurudha per lesh. A ska rene shi keto 50 vjet qe ishte aty hekurudha z. KM???
PërgjigjuHem fodull, hem qeros i thone kesaj
PërgjigjuO Z Kr Rama, votues i joti jam, por kete radhe gerruerjet ne Shkumbin e fundosen rrugen, nje nje rruge nacioanale qe duhej te kishte standarte te larta. Shume gjeologe po thone se gerruerjet dhe vjedhja, zhvatja e zhavorrit nga mafiet e ndertuesve, sollen kete tragjedi per arken e shtetit. Nje pergjegjes do kete te shkreten. Shpresojme te kete ardhur koha kur pergjegjesia te kete nje apo disa emra. Se me kot s'paguhen studjuesit, ndertuesit e inxhinieret.
PërgjigjuMe duket se e ka rradhen tuneli llogarait tani pa mire e ke or trim
PërgjigjuPortugaali ndrydhi gishtin shqiperise ju thye shtylla kurrizore. Rama kujton njerzit gomere ... dhe ka te drejte...
Une do t'i permend Rames ate qe nuk i shkon neper mend: DOREHEQJEN!
PërgjigjuQenka paralizuar dhe Portugalia si Shqiperia.Dergoja helikopterin tend qe te levizin kryeministri i portugalise
PërgjigjuNuk e kuptoj pse i djeg Rames..meqe fajin nuk e ka qeveria…
PërgjigjuE jone eshte rruge nacionale or trim jo rruge fshati . Pi ilacet !
PërgjigjuKy KM i yne nuk eshte mire ose eshte i keq ne shpirt. Nje zot e di si mund te krahasohet nje rruge lokale ne Portugali me nje aks kombetar qe ka izoluar cerekun e Shqiperise. Asnje reflektim serioz po vetem ironi dhe sarkazem per 13 vjet rresht. Ah moj Shqiperi si je katandis…
Përgjigjugjithmone e katandisur ka qene...
Po ty tu shemben te gjitha rruget o hajdut Mashtrus ordiner ke 13 vjet vetem tallesh
PërgjigjuBlof propagandistik i Krye-Tenxheres / Krye-Kazanit automediatik e autoreferencial, i cili pretendeon se po ben Krye-Minister = TEKNIKISHT AS QE MUND TE KRAHASOHEN ! = cojeni te Spitali 5 !
Përgjigju