Rama ironizon protestën e Berishës: Dje zhgarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit, nesër nis java e punëve të mira (VIDEO)

Me fjalët që u përdorën më shpesh dje nga Sali Berisha si “revolucion demokratik” dhe “rrëzim regjimi”, kreu i qeverisë ka ironizuar protestën që u mbajt para kryeministrisë, ku protestuesit hodhën edhe shashka e tymuese. Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama shkruan: “Dje zhgarravinat e revolucionit, sot dushi i regjimit, nesër nis një javë e re punësh të mira”.

Në pamje shfaqet momenti i hedhjes së shashkave dhe më pas pastrimi i ambienteve të jashtme të Kryeministrisë që Rama e quajti "dushi i regjimit".

Kreu i qeverisë është kujdesur edhe për audion pasi fillimisht dëgjohet zëri i Sali Berishës që e cilëson opozitën më të fuqishme se kurrë dhe më pas shfaqet kënga për fëmijë “Macja le të lahet”. Kështu e ironizon gjithçka organizoi ish kryeministri një ditë më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku bashkë me aleatin theksonte se ishte nisja e një revolucioni demokratik për rrëzimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Pavarësisht dështimit me 'revolucionin' e djeshëm, Sali Berisha ka njoftuar se edhe nesër në orën 17:00 do të ketë protestë para parlamentit në kohën kur është planifikuar të zhvillohet seanca plenare.

Ditën e djeshme protesta e opozitës e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, zgjati për rreth 3 orë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe pas mbylljes protestuesit hodhën kapsolla, flakadanë dhe zhurmues drejt godinës së kryeministrisë.

Ashtu siç dukej dhe nga pamjet me dron që solli Report Tv, jo më shumë se 10 mijë vetë iu përgjigjën thirrjes për të protestuar kundër asaj që opozita e konsideroi si skandalin e shekullit, më të rëndin në historinë e vendit (dosjes së McGonigal) dhe për të cilin kishte thirrur 100 mijë vetë për të nisur ‘betejën pa kthim’. Pasi përfundoi fjalimin e tij para protestuesve, i shoqëruar nga rreth 50 persona Berisha u nis në një ‘marshim’ drejt parlamentit, ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës.

Mazhoranca ironizoi protestën e djeshme, ndërkohë i vetmi reagim i kryeministrit Rama ka qenë një video e postuar në facebook duke bërë poçe balte. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • galip: 12/02/2023 20:40

    foltorja ,regjimi ,likja duhen bojkotuar .....

    Përgjigju
  • dori: 12/02/2023 20:01

    po mor shkerdhate kryeminister,,,ben pune te mira ti,,,na vjedh taksat dhe tatimet,,per te paguar mecgonigalet ne amerike dhe europe....

    Përgjigju
  • Arbërori: 12/02/2023 18:49

    Edvin shkjau shqipfolës flet ekzat me gjuhen e Beogradit, sepse ështé kryetar i qarkut për Shqipërin…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë