Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar foton e kopertinës në statusin e tij Facebook, duke vendosur një shtyllë elektrike.
Në postimin e tij Rama nuk bën asnjë koment, por le të nënkuptohet gjendja e shtyllave që përshkohen nga qindra fije telash e kabuj të ndryshëm dhe që tregojnë një katraurë të vërtetë.
Më herët, kryeministri Rama pohoi se "sot kemi përfunduar planin operacional mes një sërë institucionesh, që do të udhëhiqet nga njëra anë, nga Kompania e Shpërndarjes dhe ana tjetër, Policia e Shtetit. Ky është një operacion ku pa as më të voglin dyshim do të duhet që çdo vjedhës i energjisë të përballet drejtpërdrejt me ligjin dhe për çdo vjedhje të energjisë të ketë ndëshkim si për çdo hajdut tjetër".
ATSH
/Shqiptarja.com