Rama irritohet me përkthyesen:
Obobo, çfarë përkthimi!

Rama irritohet me përkthyesen:<br />Obobo, çfarë përkthimi!
TIRANË - Një episod i veçantë, që ka tërhequr vëmëndjen e të pranishmeve , ka ndodhur sot në momentin kur Kryeministri Edi Rama ishte duke mbajtur fjalën e rastit në Ditën e Europës.
 
Papritur, në mes të fjalimit, Rama ka hedhur një vështrim disi të çuditshëm mbi përkthyesen dhe mprehu vëmendjen ndaj fjalëve të saj, i pakënaqur për mënyrën se si po përkthente në anglisht, për ambasadorët e huaj.
 
Moskorrektësia e saj duket se ka bërë që Kryeministri të mos përmbahet dhe ta shprehë edhe publikisht, mospëlqimin e tij për përkthimin.
 
Pasi e përfundoi fjalën e tij, ndërsa ulej pranë Ministres së Integrimit Klajda Gjosha duke mërmëritur “obobobo”,  Rama e përsëriti sërish pakënaqësinë për përkthyesen.

rama dhe perkthyesja me logo
(Në foto: Kryeministri Rama gjatë fjalimit dhe në të majtë të fotos, përkthyesja)
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç