TIRANË- Nga oborri i shtëpisë, larg zyrës dhe i veshur sportiv, kryeministri Edi Rama këtë të diel e shfrytëzoi për t’ju përgjigjur disa video-mesazheve të qytetarëve të ndryshëm të cilët kërkonin zgjidhje për shqetësimet e tyre.
Një prej tyre ishte dhe Arbeni nga Shkodra, i cili donte të dinte se deri në ç'fazë ishte amnistia fiskale. Kryeministri Rama, tha se aktualisht po punohet me ekspertizë ndërkombëtare duke garantuar se shumë shpejt ky instrument do jetë në dispozicion.
“Përshëndetje Arben dhe unë të uroj çdo të mirë. Faleminderit për mesazhin dhe fjalët e mira. Sa i përket amnistisë fiskale jemi në proces, po punojmë ngushtësisht me ekspertizë ndërkombëtare, me institucione financiare ndërkombëtare, sepse jam i bindur se njerëz si ti që kanë kursime në emigracion, për më tepër atyre që kthehen në Shqipëri por dhe ata që nuk kthehen por duan të formalizojnë të ardhurat, e tyre, duhet t’u japim mundësinë e amnistisë fiskale. Durim se punët e mira duan kohën, mundin dhe durimin e domosdoshëm. Ki besim se më shpejt se vonë edhe këtë instrument do ta kesh në dispozicion t'i dhe gjithë shqiptarët e mirë me punën shkojnë përpara”, tha Rama.
Teksa iu përgjigj një qytetari tjetër, kreu i qeverisë u shpreh i bindur se mbajtja e maskës është e vetmja mënyrë për të shmangur një mbyllje të dytë. “Të respektojmë rregullat dhe të vendosim maskën që do jetë e detyrueshme nga e enjtja që mos detyrohemi të mbyllemi përsëri”, shtoi kryeministri.
Një përgjigje kryeministri i dha edhe mjekes Lediana Mulla për të u dhënë mundësinë mjekëve të realizojnë një specializëm të dytë.
“Senati i Universitetit ka marrë një vendim për tu fokusuar tek specializimet sipas nevojave të sistemit shëndetësor pas mbylljes 14 vjeçare nga qeveria e vjetër. Vendimi do të rishikohet kur senati ta shohë të arsyeshme, kjo do të ndodhë kur të dhënat e nevojave dhe të mundësive të mjekëve speicalizantë të japin mundësinë për ta rihapur”, tha Rama.
Një studente ekselente e cila e ka pasur të vështirë të gjejë punë në Shqipëri, kryeministri Edi Rama e njoftoi se tashmë ajo është pjesë e stafit të Ministrisë së Drejtësisë. “Duke filluar nga java e ardhshme do jesh pjesë e ekipit të Ministrisë së Drejtësisë në kuadër të programit tonë të ri për përfshirjen e studentëve ekselentë, dhe jo vetëm kur kanë mbaruar studimet brenda por dhe më mirë akoma kur kanë mbaruar studimet jashtë shtetit”, përfundoi Rama.
Ndërsa dentist Italian Alfredo Raguzzini nuk kishte asnjë kërkesë, por veç një falenderim për heqjen e taksës së biznesit të vogël.
Bravo gjigand urime nuk ka tjeter.....
PërgjigjuBRAVO RAMA...
PërgjigjuA e shikon veten ne pasqyre apo ne televizor ky zoteria?? Ik mor djale mos dil me ne tv se po ju kall daten te vegjelve e te medhenjeve. Cje katandisur keshtu more ditesi, si i vdekur e i pa kallur. Te eshte bere surrati ziiii
PërgjigjuDmth e paskan per parane ne te zeze te emigranteve. Pa e kerkuar fare kush, emigrantet jo se jo, pasi te ardhurat e tyre i neneshtrohen regjimit fiskal te shtetit ku punojne. Keshtu nisin te gjitha rastet e quajtura "kapje e shtetit" , pra qe permes ligjeve synohet te gjenerohen te ardhura apo avantazhe per disa individe te cilet qendrojne pas ligjeve te tilla. Sa bukur, per zotin, edhe pa ditur e kerkuar gje emigrantet, qeveria ua merr mendimin ne ajer....
Përgjigju