Pas refuzimit nga presidenti i Maqedonisë Ivanov të mandatojë për kryeministër kreun e LSDM-së Zoran Zaev ku shkak për këtë ka qenë platforma shqiptare, ka reaguar dhe kryeministri Rama.

Në një status në Facebbok, Rama i është kundërpërgjigjur ashpër presidentit të Maqedonisë duke i thënë se gjuha shqipe s'është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni.

Sipas tij pa shqiptarët nuk ka Maqedoni. 

"Zoti Ivanov, gjuha shqipe s'është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!", shkruan Rama. 

Më herët presidenti Ivanov ka refuzuar të mandatojë për kryeministër kreun e LSDM-së Zoran Zaev pasi ai pranoi platformën shqiptare. Ai ka deklaruar se kjo është një tradhti e interesave kombëtare dhe se derisa të jetë ai President i Maqedonisë nuk do të mandatojë askënd që pranon platforma të shteteve fqinje që rrënojnë sovranitetin e shtetit. 

Prej ditësh Maqedonia është përfshirë nga protestat ku mijëra qytetarë kanë dalë në shesh për të kundërshtuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe koalicionin mes LSDMS dhe partive shqiptare.


Komentuesi: Mbroji shqiptarët në media, Rama: FB media është
Deklarata e kryeministrit Edi Rama ku i drejtohet presidentit të Maqedonisë duke i thënë se pa shqiptarët nuk ka Maqedoni është mirëpritur nga qytetarët.

Komentues të shumta kanë mbështetur kreun e qeverisë për gjuhën e ashpër që i është drejtuar Ivanov, madje ka pasur edhe nga ata të tjerë të cilët kanë shkruar se ai duhet të ushtrojë presion më të madh autoriteteve maqedonase që t’i pranojnë shqiptarëry si një popull shtetformues.

Por një komentues e ka konsideruar reagimin e tij në Facebook jo shumë të drejtë. Sipas tij duhet të reagonte në një media dhe jo nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale. Por kryeministri Rama, si gjithmonë  ka kthyer përgjigje. Ai shkruan se dhe Facebook është një media më vete.

rama
(Përgjigjia e kryeministrit Rama në Facebook)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)