“Së pari, buxheti, ç’lloj buxheti do kemi,”- tha ai. – “Së dyti, energjia, duke qënë se jemi në një drejtim kur për 2-3 muaj mund të përballemi me një gjë të rrezikshme, në skajet e një krize; së treti, siguria e individit dhe pronës. Siguria është çështja kryesore për shqiptarët, qofshin të papunë, qofshin të varfër, por kur i pyet ata thonë se gjëja kryesore është siguria.
Mbi të gjitha, neve na duhet të përballemi me diçka që nuk do donim të përballeshim: e vërteta e situatës sonë financiare. Nuk mund të përballemi të vetëm me të, po si një problem të gjithë shoqërisë dhe për këtë do kërkojmë një auditim ndërkombëtar për të. Gjithashtu, ne do ngremë edhe Këshillin Kombëtar Ekonomik.”
“QEVERIA DUHET TË DËGJOJË MË PARË, PASTAJ TË UDHËHEQË”
“Qeveria duhet të bëjë shumë gjëra, por njera prej tyre është të dëgjojë dhe më pas të dëgjojë dhe të udhëheqë,”- tha kreu i qeverisë së re, Rama, në fjalën e tij mbyllëse. – “Ajo që do doja të shihja gjatë katër viteve në vijim është një qeveri, e cila frymëzohet nga përpjekjet e shoqërisë për t’i çuar gjërat përpara e merr rolin e saj me përulësi, duke dëgjuar njerëzit, bashkësinë e biznesit, shoqërinë e biznesit, të gjitha ata që mund të na ndihin të shmangim gabimet që janë bërë diku tjetër në rrethana të njejta.
Bota sot është e ndërlidhur dhe një privilegj yni është që të humbasin kohë duke përsëritur gabimet. Unë mendoj se varfëria është një problem vërtet i madh. Shqetësimi thelbësor në luftën kundër saj është varfëria në aspirata dhe kjo është forma më e ligë e varfërisë.
“FITORJA E PAPARASHIKUAR NA NGARKON PËRGJEGJËSI SHUMË TË MADHE”
Mënyra si shkuan zgjedhjet dhe njerëzit shprehën vullnetin e tyre ishte mënyra për të kuptuar se shqiptarët nuk janë të varfër në aspirata nëse u jepet mundësia për të ndryshuar jetën dhe ata na dhanë një mandat të paparashikuar të një shumice të cilësuar për të ndryshuar vendin. Kjo është vërtet diçka kur gjendesh në pozitat e atij që e merr këtë lloj mandati dhe të bën të kuptosh se është barrë më e madhe se kur merr një fitore simbolike.
Kjo ishte një fitore me shumë mesazhe të rëndësishme brenda: ju nuk gjendeni aty për të zëvendësuar të tjerët, por ju duam aty që të na ndryshoni jetën, vendin. Nuk është detyrë e lehtë, por në të njëjtën kohë, në këto rrethana, mendoj se ka dhe një libër mjaft të madh gabimesh dhe mjaft të mos i përsërisim ato, kjo do përbëjë detyrën e parë.
“MODELI YNË QEVERISËS, PROPAGANDA DO ZËVENDËSOHET ME TË VËRTETËN"
Përsa i përket modelit, do duhet të zëvendësojmë një model propagandistik me një që luftohet për të vërtetën; një model vetëmburrjeje me një model hapjeje; një model me monologje rutine me atë të dialogut. Po ia arritëm kësaj, ekonomia jonë do bëhet më demokratike dhe modeli i kapjes së shtetit do zhduket.
Besoj fort se do na duhet të udhëheqim nëpërmjet shembullit, më konkretë, më të thjeshtë. Si do t’u kërkojmë shqiptarëve të paguajnë faturat e energjisë kur qeveria është burimi më i madh i informalitetit?! Është qeveria, institucionet që duhet të paguajnë faturat e më pas, njerëzit.
Si mund t’i kërkojmë komunitetit të biznesit të paguajë taksat, kur qeveria nuk e sheh atë si partner dhe ekonomia funksion me dy ekonomi: atë të shteti atë të biznesit?! Kush do ta dijë për këtë të dytën?!
T’u kërkosh kompanive të marrin pjesë e të sillen si duhet, duhet edhe që Qeveria të pranojë që tvsh-ja të mos jetë fakltutive, disave t’u rimbursohet e disave jo. Duhet të merremi me borxhin thjesht si një të tërë dhe jo t’i drejtohemi telefonatave të kryeministrit. Kur kryeministri kërkon që popullsia të ndryshojë në regjistrim, kjo bëhet...
Ne duhet të jemi të vendosur për ta nxjerrë Shqipërinë nga ky rreth vicioz. Ne kemi një krizë strukture këtu e kemi nevoje t’u themi njerëzve që jemi kokë e brenda këtu dhe jo me kokë në re që të propagandojmë sukses dhe t’u kërkojmë juve sakrifica.
VENDIMET QË DO MARRIM MBI 3 PRIORITET: BUXHETI, ENERGJIA, SIGURIA”
Kjo konferencë duhet të kthehet në vjetore dhe ata që përfshihen të komunikojnë me njeri - tjetrin. Duhet të marrim vendime mbi një paketë përparësishdhe ato janë tri:
së pari, buxheti: ç’lloj buxheti do kemi; së dyti, energjia, duke qënë se jemi në një drejtim kur për 2-3 muaj mund të përvballemi me një gjë të rrezikshme në skajet e një krize; së treti, siguria e individit dhe pronës. Siguria është çështja kryesore për shqiptarët: janë të papunë, janë të varfër, por kur i pyet ata thonë gjëja kryesore është siguria.
Pastaj na duhet të përballemi me diçka që nuk e donim: e vërteta e situatës sonë financiare. Nuk mund të përballemi të vetëm me të, po si një problem të të gjithë shoqërisë dhe për këtë do kërkojmë një auditim ndërkombëtar për të. Do ngremë Këshillin Kombëtar Ekonomik dhe është koha të bëjmë atë që duhet të trashëgojë brezi tjetër.
“NDËRTIMI, TURIZMI, EKSPORTI, JA Ç’PROBLEME KANË KRIJUAR”
A ka qënë ndryshimi i qëndrueshëm? A ka qënë zinxhir, duke rritur cilësinë e jetës? Këto vitet e fundit kanë treguar se ka qënë një ndryshim i paqëndrueshëm. Gjithkush ka ndërtuar një shtëpi dhe ndërtimi ka qënë zhvillimi kryesor por kur kthejmë kokën pas shohim se kemi humbur maft toka bujqësore, kemi humbur ujë të pastër, lumenj dhe pyje që janë cenuar, mjaft hapësirë në bregdetin tonë që nuk ësHtë i pafund dhe përballemi me të siç përballemi me një dilëmë të madhe.
Po përballemi me një stok apartamentesh të pashitura, me remitanca që po ulen; foshnjat që kanë lindur në Greqi apo Itali apo SHBA, kur pati emigrim atje, do të fillojnë t’i kërkojnë para prindërve atje për t’i çuar në universitet, s’do ketë para. Shqiptarët në Greqi po përballen me të gjitha problemet që po përballen grekët.
Po turizmi? Kemi një lloj turizmi, po nëse mbështetemi aty dhe ky merr fund. Po tregtia? Eksporti
Më pëlqen debati për teknologjinë e lartë dhe duhet bërë shpejt, po s’më pelqen ideja që një njeri të rrijë e të prodhojë në tokën e babait se nga njera anë ajo nuk prodhon veç sa për të mbijetuar dhe nga ana tjetër ata s’e dinë nëse janë pronarë apo skllevër të saj, të pasigurisë. Pra duhet të kemi nëj model, që duhet të nxisë prodhimtarinë dhe të krijojë vende pune përmes saj.
“S’KA KOHË MË, DUHET T’I DREJTOHEMI BRUKSELIT ME NJË VIZION TË RI”
Duhet të dimë mirë dhe të mos presim edhe 10 vjet të tjera për të thënë se në këtë rajon ka ardhur një epokë e re; nuk është më periudha e konfliktit me Serbinë. Po ku jemi ne, çfarë po presim?
Duhet t’i drejtohemi Brukselit me një vizion të ri, se kemi një plan që po punojmë për të.
Sa duhet të presim akoma për një infrastrukturë të re rajonale? Sa duhet të presim që hekurudhat të lidhen me njera tjetrën? Nuk besoj se mund të presim.
Pastaj arsimi, që mbetet një qëllim i përbashkët. Flasim për thellësi, për klimën e biznesit, por në fund ka diçka që s’duhet ta harrojmë: a jemi ne njëkohësisht duke krijuar brezin e ri të europianëve? Por pastaj si i bëhet fëmijëve që duan të shkojnë në shkollë? Po këta 50% që janë analfabetë? Çfarë do bëjnë këta nesër? Për të gjitha këto mendoj se duhet të jemi modestë dhe nuk duhet të harrojmë se qeveria që po largohet ka bërë një gabim të madh,”- përfundoi Rama
DITA II E KONFERENCES "SHQIPERIA TJETER"
Dita e dytë e konferencës “'Shqipëria e gjeneratës tjetër" të organizuar nga Partia Socialiste u fokusua sot tek ekonomia, punësimi dhe rreziqet e zhvillimit. Konferencën e hapi kryeministri i ardhshëm Edi Rama, i cili tha se ajo është “rrjedhojë e vetëdijes tonë se sot gjendemi para një sfide shumë të madhe të vendosjes së kontrollit mbi territorin e transformimin e të gjitha politikave urbane në politika zhvillimi." Ai shtoi se gjendemi para sfidës për të ndërtuar një model të ri zhvillimi, duke nënvizuar si primare edhe reformën rrënjësore të sistemit të qeverisjes.
Modeli i zhvillimit i gjithë këtyre viteve ka shterruar, instrumentat e zhvillimit të gjithë këtyre viteve nuk janë më të vlefshme, sepse nuk arrijnë të prodhojnë rritje, të krijojnë punësim e kohezion socioal. Gjendemi para sfidës për të ndërtuar një model të ri zhvillimi të bazuar tek prodhimi, punësimi përmes investimeve prodhuese dhe transformimi i sistemit arsimor dhe arsimit profesional bazuar tek domosdoshmëria për të kaluar nga një prapambetje e thellë në sektorin e fshatit në zhvillimin modern rural, bazuar tek bindja se turizmi në vendin tonë do të kthehet nga një fushë prurjeje që i mbetet spontaniteit në një industri që të krijojë mirëqënie e vende pune, bazuar tek domosdoshmëria për të ndërtuar një sistem funksional mes individit dhe shtetit, bazuar tek bindja se të gjitha këto janë të mundura vetëm përmes një reforme rrënjësore të sistemit të qeverisjes, të marrëdhënies në fund fare, por jo nga rëndësia, të qeverisë me sipërmarrësin e sipërmarrësin me shoqërinë”- theksoi Rama.
Ai ftoi bashkëbiseduesit për të diskutuar për tema të hapura dhe ku gjithsecili të angazhohet në pyetje e diskutime. "Jam i bindur se do të sjellin ide të reja e do të krijojnë sinergji. Të gjitha do i vendosim në programin tonë të rilindjes drejt BE-së." - mbylli Rama fjalën e tij. Diskutimet vijuese në konferencë të ekspertëve të huaj dhe vendas
Redaksia online
(ar.sh/s.g/shqiptarja.com)