“Prej dy ditësh makineria e propagandës ka angazhuar jo vetëm llumin publik por edhe llumin institucional për të goditur një kontratë lobimi të ligjshme, e me kontribut të atdhetarëve shqiptarë që duan këtë vend ta shpëtojnë nga diktatura, njëlloj si angazhimi i paraardhësve të tyre më 1944, kur Enver Hoxha i shpalli ata armiq”.

Kështu shkruan portali i familjes Berisha. Por është interesante në fakt, se i pari që e publikoi këtë kontratë, është portal Kapitali.al.

Ky portal drejtohet nga gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri.

Edhe çfarë, mund të pyesë dikush?

Në fakt, Tomorri është një ndër themeluesit e këtij portali, pasi emri i tij rezulton si ortak i këtij portal (nuk dihet nëse është edhe sot).

Ndaj mirë është të mendohen pak më shumë, kur sulmojnë dhe akuzojnë, se armikun e paskan pasur brenda!/TemA