TIRANE - Kryeministri Rama deklaroi sot gjatë ceremonisë së prezantimit të Shefit të ri të Përgjithshëm të Shtabit Jeronim Bazo, se angazhimi i Shqipërisë në NATO, nga llogoret e Irakut dhe Afganistanit tek përpjekja për të çarmatosur pa luftë regjimin vrastar në Siri është detyrim i patjetërsueshëm ndaj SHBA-së, falë së cilës shqiptarët janë këtu ku janë. Por kryeministri nuk ka permendur asnjeherë perfshirjen e Shqiperise në planin për te asgjesuar armet kimike.
"Qeveria jonë i jep rëndësi të posatshme partneritetit strategjik me SHBA dhe mishërimi i këtij partneriteti në frontin e NATO-s, nga llogoret e Irakut dhe Afganistanit tek përpjekja për të çarmatosur pa luftë regjimin vrastar në Siri, është jo vetëm detyrim i patjetërsueshëm, por dhe burim krenarie për ne shqiptarët, sepse ne s'do ta harrojmë kurrë dhe për asnjë arsye se falë këtij partneriteti dhe falë SHBA si miku e aleati më i madh i shqipëtarëve, sot shqiptarët janë më mirë se kurrë ndonjëherë më parë kudo ku ata banojnë në rajonin tonë."- tha Rama në ceremoninë e prezantimit të shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm që u zhvillua në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Tiranë.
RAMA: DO MBESHTESIM MODERNIZIMIN DHE REFORMIMIN E USHTRISE
I pranishëm në ceremoni ishte dhe ministrja i Mbrojtjes Mimi Kodheli, atashe ushtarakë. Rama tha se qeveria do të japë mbështetjen e saj në modernizimin ligjor dhe ngritjen e Forcave të Armatosura në standardet e NATO-s.
Përshëndetjen Rama e nisi ndryshe nga ajo përshëndetja protokollare duke përmendur ushtarët fillimisht dhe më pas ministren e Mbrojtjes.
“Nuk doja të thyeja rregullin protokollar, por në vizitën e parë në Ministrinë e Mbrotjjs dhe Shtabi i përgjithshëm si kryeminsitër dua të nderoj përpjekjet dhe sakrificën, dhe bashkë me të pandashmërisht punën dhe ndjenjën e lartë të gjithkujt.”- tha Rama. “Populli shqiptar ju ka borxh mirënjohjen ndërsa qeveria i ka borxh vëmendjen dhe mbështetjen e vet të plotë në emër të Shqipërisë. “
Rama tha se përzgjedhja e Jeronim Bazos është bërë me vëmendjen më të madhe “t’ju japim mbështetjen më të plotë duke ju garantaur profesionalizëm”- tha Rama.
“Kam bindjen se me vlerat e mira, edukimin dhe eksperiencën e gjatë dhe përkushtimin që ka karakterizuar karrierën e tij pa asnjë hije do të jetë intepret i pagabueshëm i rolit madhor në frontin epërbashkët të betejës së NATO.”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Rama: Qeveria jonë i jep rëndesi partneritetit me SHBA